Parisi heton vdekjen e katër francezëve nga rrëzimi i urës "Morandi"

Premte, 17 August 2018 13:36

Për të tretën ditë radhazi vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në gërmadhat e urës Morandi të shembur më 14 gusht në Xhenova të Italisë.

Gërmimet kryhen me delikatesë, gurë pas guri në kërkim të 10 apo 20 personave që ende rezultojnë të zhdukur nga familjarët e tyre.

Bilanci i viktimave dhe i të plagosurve vazhdon të mbetet provizor e i pa papërditësuar; 38 viktima të identifikuara e 9 të plagosur rëndë.

Sot komisioni hetimor i sapo ngritur nga Ministria e Infrastrukturave dhe Transportit do të zhvillojë inspektimin e parë tokësor e ajror në vendngjarje.

Nga ana tjëtër Prefekttura e Xhenovas ka hapur dosjen e hetimore me akuza të rënda "fatkeqësi e qëllimshme, krim i qëllimshëm i shumëfishtë e atentat ndaj sigurisë së transportit".

Ende nuk ka emra në listën e pesonave të vënë nën hetim e policia gjyqësore po punon për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme të cilat do të vihen në dispozicion të gjykatësve e konsultëve të prokurorisë.

Ndërkohë dhe Prokuroria e Parisit ka nisur një proces hetimor ndaj vdekjes së 4 shtetasve francezë të mbetur viktimë në shëmbjen e urës Morandi.

Akuza e Prokurorisë francezë është lëndim i pavullnetshëm e vrasje e qëllimshme dhe po kujdeset për këtë ngjarje Drejtoria e Xhandarmërisë Kombëtare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Lifestyle

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Fjalët që u themi të dashurve tanë gjatë një argumenti të nxehtë ose ne një moment kur ndjehemi të lodhur mund të jenë të rrezikshme, aq sa mund ta bëjnë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!