Zjarret “pushtojnë” periferinë e Berlinit, evakuohen banorët

Premte, 24 August 2018 18:10

Zjarret në pyje që shpërthyen papritur në afërsi të Berlinit kanë detyruar evakuimin e banorëve të dy fshatrave pranë kryeqytetit gjerman.

Janë disa vatra zjarresh që digjen jashtë kontrollit, e më e keqja është se ato ndodhen shumë pranë një zone të mbushur me municione, gjë që e shton ndjeshëm rrezikun.

Mbi 300 zjarrfikës u përpoqën t’ui vinin frè flakëve të dhunshme, por pa shumë sukses. Njerëzit janë njoftuar me megafonë që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të marrin me vete vetëm sendet e nevojshme, duke u kufizuar mundësisht te dokumentet e identifikimit dhe ilaçet.

Mbi 540 banorë lokalë janë detyruar të qëndrojnë te të afërmit, e një pjesë tjetër e kaluan natën në godinën e Komunës së fshatit fqinj, Treuenbrietzen.

“Kemi pasur zjarre nëpër pyje më parë, por asnjëherë të kësaj magnitude”, tha kryetari i Komunës, Michael Knappe. Ironia është se, për disa zona të Berlinit dhe Brandenburgut, meteorologët paralajmërojnë shira, por në rajonin e përfshirë prej flakëve duket se nuk do të ketë reshje.

Situata ka prekur trafikun hekurudhor ndërmjet Wannsee dhe Jüterbog, e po kështu edhe disa trena që i drejtohen lindjes së Gjermanisë. Zjarret e së enjtes shpërthyen në disa zona njëherazi dhe janë shtrirë duke mbuluar një zonë prej 300 hektarësh, apo sa 400 fusha futbolli bashkë.

Sipas autoriteteve, erërat e forta mund të çojnë tym dhe hi nga këto fshatra deri në rajonet jugore të Berlinit. Brandenburgu është përballur me një verë jashtëzakonisht të nxehtë sivjet, ndërsa reshjet e shiut kanë qenë të pakta prej muajsh. TCH

Modifikuar më Premte, 24 August 2018 18:44

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Aktualitet

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Papa Francesco, priti në një takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së këtij të fundit në Vatikan. Biseda mes papës dhe presidentit Meta, u fokusua tek e...

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Aktualitet

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit.Media lokale bën me...

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Aktualitet

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 me një investim të qeverisë shqiptare që kap vlerën 1.6 milionë lekë. Nga ajo kohë...