Lufta tregtare, Trump kërcënon me tërheqjen e SHBA nga OBT-ja

Premte, 31 August 2018 08:25

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Tregtisë, nëse kjo trupë dështon të ndryshojë mënyrën sesi e trajton Amerikën.

“Nëse ata nuk riformatohen, do të tërhiqemi nga OBT-ja”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për “Bloomberg News”.

Organizata Botërore e Tregtisë u ngrit për të vendosur rregulla mbi tregtinë globale dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve, por Trump, i cili vijon të këmbëngulë në politikat e tij proteksioniste, thotë se Shtetet e Bashkuara janë trajtuar në mënyrë të padrejtë prej saj.

Sipas asaj që ai ka deklaruar të enjten, marrëveshja e vitit 1994 për ngritjen e OBT-së “ishte marrëveshja unike më e keqe tregtare e bërë ndonjëherë”, edhe pse pranon se Shtetet e Bashkuara kanë fituar në disa raste gjykimesh prej saj gjatë vitit të kaluar.

Paralajmërimi i tij mbi daljen e mundshme të Amerikës nga organizata nënvizon edhe njëherë konfliktin mes politikave tregtare të presidentit dhe sistemit për tregti të lirë që mbikëqyr OBT-ja.

Ndërkohë, Uashingtoni ka bllokuar së fundi zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj në sistemin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në OBT, gjë që mund të paralizojë potencialisht aftësitë e organizatës për dhënien e gjykimeve.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer ka akuzuar gjithashtu OBT-në për ndërhyrje në sovranitetin e Shteteve të Bashkuara.

Në fakt, presidenti amerikan ka ngritur zërin mbi tregti të pandershme që kur u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë. Vitin e kaluar, duke folur për “Fox News”, Trump tha se “OBT-ja ishte ngritur për t’iu sjellë përfitime kujtdo, përveç Amerikës”. “Ne kemi humbur thuajse të gjitha gjykimet në OBT”, do të shprehej ai.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një betejë të ashpër tregtare në disa fronte gjatë muajve të fundit. Më e madhja është ajo mes Amerikës dhe Kinës, që janë edhe dy ekonomitë më të mëdha të botës, e që po luftojnë për ndikim global.

Trump ka vendosur tarifa mbi një sërë importesh kineze, e me të njëjtën monedhë është kundërpërgjigjur edhe Kina ndaj produkteve amerikane. Por, Kina ka dorëzuar edhe një ankesë kundër tarifave amerikane në OBT, pasi siç shprehet ministri kinez i Tregtisë, “dyshohet se” Shtetet e Bashkuara po shkelin rregullat e OBT-së.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë i bën gjoksit Oriola Marashi, 'bombat' e saj rriten dita-ditës

Show-biz

Çfarë i bën gjoksit Oriola Marashi, 'bombat' e saj rriten dita-ditës

Oriola Maashi ka qëlluar sërish në shenjë me postimin e saj.  Ajo ja ka dalë të tërheqë vëmendjen. Një set i ri fotografik e ka sjellë atë sërish bune dhe mjaft të freskët...

Shqiptarëve iu merret 41 euro në vit vetëm për pastrimin

Aktualitet

Shqiptarëve iu merret 41 euro në vit vetëm për pastrimin

Kosto vjetore e trajtimit të mbetjeve për 1 banorë llogaritet në 1329 lekë në vit  ose 10.4 euro sipas një metodologjie tashmë të miratuar nga Këshilli Konsultativ i pushtetit vendor...

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!