Kërkonte mënyrën perfekte, 23-vjeçarja vret pa mëshirë dy foshnjat e saj

Premte, 31 August 2018 19:00

Një 23-vjeçare në Shtete e Bashkuara të Amerikës ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vrarë dy fëmijët e saj.

Stephany E. LaFountain sipas “Anchorage Daily News”, mendohet se fillimisht ka vrarë vajzën 4 muajshe më 15 shtator të 2015, ndërsa vajzën e dytë 13 muajshe e ka varrë në nëntor të vitit të kaluar.

“Daily Mail” shkruan se të dy foshnjat kishin qenë të shëndetshme, por ishin ndarë nga kjo botë pak pasi mamaja e tyre kërkonte ndihmën e ambulancës.

LaFountain vajzën e parë e kishte nga një marrëdhënier tjetër dhe për të fillimisht nuk ishte hetuar, por pas vdekjes së motrës së saj, afërsisht dy vite më pas, policia kishte nisur të dyshonte edhe për të.

Në fakt vënia në pranga e 23-vjeçares ndodhi si pasojë e kontrrolit që policia i bëri kompjuterit të saj. Ajo kishte kërkuar për mënyra sesi të vriste në mënyrë perfekte, për mjekësinë ligjore apo edhe për mbytjen.

Shkaku i vdekjes së fëmijës së parë të LaFountain është ende i paditur, por përputhet me vdekjen si shkak i asfiksisë , ndërsa e dyta ka vdekur nga mungesa e oksigjenit në tru.

Të mërkurën 23-vjeçarja u vendos në pranga, ndërsa pritet që të dalë para gjykatës të premten./bw

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!