“Brexit”, May zotohet: Asnjë kompromis me BE që dëmton Britaninë

Diel, 02 September 2018 09:44

Kryeministrja britanike Theresa May ka këmbëngulur se nuk do të mund të detyrojë të stërhollojë planin e saj për “Brexit”-in gjatë negociatave me Bashkimin Europian.

Në një shkrim për “Sunday Telegraph”, kryeministrja thotë se nuk do të “përkulet” drejt kompromiseve për marrëveshjen e rëndësishme, të cilat nuk janë në “interesin kombëtar”. Por, May paralajmëron gjithashtu se nuk do të “dorëzohet” as ndaj atyre që bëjnë thirrje për një referendum të dytë mbi marrëveshjen e shkëputjes nga BE-ja, pasi sipas saj, do të ishte një “tradhti e madhe ndaj demokracisë sonë dhe besimit”.

“Vota Popullore”, një grup ndërpartiak që përfshin edhe disa deputetë britanikë, po bën thirrje për një votim të dytë popullor mbi marrëveshjen përfundimtare të “Brexit”-it.

Britania e Madhe po përvijon rrugëtimin për daljen nga BE-ja më 29 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa qeveria ka përjashtuar gjithnjë në të kaluarën mbajtjen e një referendumi të dytë. Kryeministrja May shkruan se muajt e ardhshëm janë “kritike në formësimin e të ardhmes së vendit tonë”, por nuk ka asnjë “paqartësi” mbi misionin e saj në përmbushjen e “vendimit demokratik të popullit britanik”.

Ajo shton se pas marrëveshjes “Chequers” të korrikut, që solli dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit, në negociatat për “Brexit”-in është bërë “progres real”. Edhe pse pranon se ka ende shumë për t’u bërë, May shkruan se “ne duam të largohemi me një marrëveshje të mirë dhe kemi besim se mund ta arrijmë një të tillë”.

Qeveria është përgatitur prej kohësh edhe për një skenar pa marrëveshje, gjë që në fakt do të krijonte “sfida reale si për Britaninë edhe për BE-në, në disa sektorë”, sipas Mayt. Megjithatë, ajo garanton se, edhe në një rast të tillë, “ne do të ecim përpara e do të arrijmë sukses”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konflikti për pronat, plagos me thikë kushëririn

Aktualitet

Konflikti për pronat, plagos me thikë kushëririn

Një konflikt për pronat ka përfunduar me plagosje me thikë. Ngjarja ka ndodhur ne Bulqizë kur kushëriri ka goditur kushëririn e tij bashkë më djalin me thikë pas një zënke për...

I kërkon ish të dashurës 1200 euro për fotot intime në Gjilan

Aktualitet

I kërkon ish të dashurës 1200 euro për fotot intime në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F.F. pasi ka kërkuar 1 mijë e 200 euro nga ish e dashura për të mos ia publikuar fotot intime në...

Fjalët prekëse të Leonora Jakupit pas rikthimit të eshtrave të babait në Kosovë

Show-biz

Fjalët prekëse të Leonora Jakupit pas rikthimit të eshtrave të babait në Kosovë

anë rikthyer dje në Kosovë eshtrat e babait të Leonora Jakupit, dëshmorit Qazim Jakupi dhe kolonelit Ahmet Krasniqi. Këngëtarja dje kishte pritur eshtrat e babait të saj të ndjerë, rivarrimi i...