Ndërrimi i komandës së NATO-s në Afganistan: Në vend të Gjeneralit John Nicholson vjen Austin Scott Miller

Diel, 02 September 2018 15:37

John Nicholson, komandanti i 17-të i NATO-s në Afganistan dhe i forcave amerikane atje u largua të dielën nga ky post, me një ceremoni për ndryshimit të komandës në Kabul. Në vend të tij vjen gjenerali amerikan Austin Scott Miller, në një kohë kur Afganistani po përjeton një kombinim të shpresës, shqetësimeve dhe pasigurisë për të ardhmen. Gjenerali Nicholson është komandanti më afatgjatë i NATO-s në Afganistan. Ai shërbeu për gati gjashtë vjet në Afganistan, që pas 11 shtatorit. Ekspertët thonë se vetëm koha do të tregojë nëse trashëgimia e tij do të krijojë premisat për suksesin e qeverisë afgane, apo nëse thjesht ruajti status quo-në me talebanët.
Lufta në Afganistan vazhdon të jetë intensive, me humbje të mëdha ndër talebanët dhe po ashtu ndër forcat afgane të sigurisë.
Ndërsa Gjenerali amerikan John Nicholson dorëzon komandën e forcave amerikane dhe ndërkombëtare, ekspertët thonë se nuk kanë parë progres për asnjërën nga palët.
“Mendoj se fjala ngërç do të ishte përshkrimi më i mirë për dinamikat e dy viteve të fundit në Afganistan”, thotë Michael O’Hanlon, i Institutit Brookings.
Nicholson luftoi përkrah afganëve përpara se të caktohej komandant. Sapo u emërua në krye të luftës, ai kërkoi të përmirësonte jetën e ushtarëve të thjeshtë afganë.
Gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e tij në janar 2016, ai tha se do të përpiqej t’i jepte fund korrupsionit në Afganistan, në veçanti për rrogat e ushtarëve. VOA

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 15:44

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...