Gazetarët e Reuters dënohen me 7 vite burg në Mianmar

Hënë, 03 September 2018 08:14

Një gjykatë në Mianmar ka dënuar dy gazetarë të Reuters me 7 vite burg për shkeljen e një akti të sekreteve shtetërore gjatë hetimit të dhunës kundër Rohingyas.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u arrestuan ndërkohë që mbanin dokumente zyrtare të cilat sapo u ishin dhënë nga oficerët e policisë.

Ata kanë kërkuar pafajësinë duke thënë se gjërat janë planifikuar nga policia.

Ky rast është një provë e cënimit të lirisë së shtypit në  Mianmar.

"Nuk kam frikë,"-tha Wa Lone, një nga dy gazetarët, pas vendimit. "Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar, besoj në drejtësi, demokraci dhe liri".

Dy gazetarët ndodhen në burg që nga arrestimi i tyre në dhjetor 2017.

"Sot është një ditë e trishtuar për Mianmarin, gazetarët Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, dhe lirinë e shtypit kudo,"-tha kryeredaktori Reuters, Stephen Adler.

Gjyqtari Ye Lëin tha në gjykatë në Yangon se gazetarët kishin për qëllim të dëmtonin interesat e shtetit.

"Dhe ata janë shpallur fajtorë nën aktin e sekreteve shtetërore,"-tha ai.

Wa Lone, 32 vjeç dhe Kyaë Soe Oo, 28 vjeç, po mblidhin dëshmi për ekzekutimin e 10 burrave nga ushtria në fshatin Inn Din në Rakhinë e veriut.

Gjatë hetimeve të tyre, u ofruan dokumente nga dy oficerë policie, por u arrestuan menjëherë pas kësaj për posedimin e këtyre dokumenteve.

Autoritetet më vonë filluan hetimin e tyre në vrasjet, duke konfirmuar masakrën dhe duke premtuar të ndërmarrin veprime kundër atyre që kishin marrë pjesë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!