Tensionet në Tripoli, Kryeministri libanez përpjekje për një armëpushim të ri

Hënë, 03 September 2018 09:56

Kryeministri libian Fayez al Sarraj deklaroi se qeveria po përpiqet të negociojë për një armëpushim të ri në Tripoli.

Shefi i qeverisë ka mandatuar milicinë e Forcave Antiterrorizëm të Misuratas, e udhëhequr nga gjenerali Mohammed Al Zain, për të ardhur në kryeqytet për të organizuar një armëpushim të ri dhe për t'i dhënë fund dhunës në rrethinat jugore të qytetit.

Tentativa për armëpushim vjen pas arratisjes së qindra te burgosurve nga burgu Rweini në Ain Zara.

Evakuohen diplomatë dhe teknikë italianë- Edhe pse ambasada italiane zyrtarisht mbetet e hapur, u vendos që të evakuohen disa diplomatë nga Ministria e Jashtme. Po kështu edhe disa  teknikë italianë që punojnë në terminalet e puseve të Enit u evakuan me anijen e kompanisë së bashku me disa anëtarë të ambasadës. Burimet diplomatike thonë se kjo është një masë parandaluese.

Tension i lartë në jug të Tripolit- Masa e kryeministrit Sarraj erdhi pas një dite të vështirë, me disa përplasje mes milicive në jug të Tripolit, veçanërisht në Ain Zara dhe Abu Selim, ku dy persona vdiqën në rrethin e Al Falah, brenda një kampi refugjatësh për personat e zhvendosur brenda vendit në Tawergha. 

Sipas burimeve lokale, te dielën qindra të burgosur arritën të shpëtojnë nga burgu Rweini në Ain Zara, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga përleshjet mes milicive, ndërsa Forcat e Brigadës së Shtatë avancuan në këtë zonë.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 12:19

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana. Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit...