Digjet Muzeu Kombëtar i Brazilit, shkaktohen dëme kolosale

Hënë, 03 September 2018 12:36

Një zjarr gjigant ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend. Ndërtesa përmban më shumë se 20 milionë objekte dhe zjarrfikësit bënë gjithçka ta shpëtojnë me çdo kusht këtë koleksion të rrallë.

Deri më tani nuk ka pasur raporte për të lënduar. Muzeu, që dikur pat shërbyer si rezidencë për familjen mbretërore portugeze, në fillim të këtij viti festoi 200-vjetorin e tij.

Gjendja është mjaft e vështirë; pamjet ajrore të transmetuara nga televizoni shtetëror brazilian treguan sesi zjarri, që ka nisur mbrëmjen e së dielës pasi godina kishte mbyllur dyert për vizitorët, është përhapur tani në të gjithë strukturën.

Shkallë e vërtetë e dëmeve dhe arsyeja e këtij zjarri nuk dihen ende. Në këtë muze, mes flakëve nuk ka përfunduar vetëm historia e Brazilit. Shumë e shohin atë si simbolin e qytetit të Rio de Zhaneiros e mbase edhe të gjithë vendit, por edhe si metaforën e tyre dhe të krizës që i përfshiu sidomos pas Lojërave Olimpike, me rënien e thellë të ekonomisë dhe skandalet politike.

Edhe muzeu vetë ishte injoruar e keqfinancuar prej kohësh, e pasojat e këtij qëndrimi tani po dëshmohen katastrofike për trashëgiminë kulturore të Brazilit. Koleksioni i tij i historisë së natyrës përfshin kocka të rëndësishme dinosaurësh, si dhe skeletin 12.000-vjeçar të një gruaje, më i vjetri i gjetur ndonjëherë në të dy Amerikat.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...