Greqi, punonjësit detarë në grevë 24 orëshe, kërkojnë rritje pagash

Hënë, 03 September 2018 13:18

Mëngjesin e sotëm, të gjithë tragetet dhe mjetet e tjera të lundrimit ishin të lidhura në portet greke dhe nuk do të lëvizin për 24 orë.

Kjo pasi Federata e Marinës në Greqi (PNO) organizoi sot një grevë 24-orëshe, ku kërkon rritjen e pagave të punonjësve të këtij sektori.

Greva ishte hapi i parë i ndërmarrë nga Sindikata Detare, pas dështimit të negociatave me punëdhënësit e këtij sektori, që nuk denjojnë të rritin pagat.

“Ne kërkojmë që pagat të rikthehen në nivelet e mëparshme, tani që programi i tretë i ndihmës ndaj Greqisë, ka përfunduar. Punëdhënësit këtu kanë rritur ndjeshëm fitimet e tyre dhe kanë mundësi të shpërblejnë sakrificën tonë gjatë kësaj periudhe dhe të na rikthejnë të njëjtat paga dhe kushte pune si më përpara”, thuhej në një komunikatë të organizatorëve të grevës.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 14:39

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten

Aktualitet

Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet në sektor. Një studim i fundit i publikuar nga...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...