May kundërshton një referendum të dytë për Brexit

Hënë, 03 September 2018 15:09

Në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me BE, kryeministrja britanike Theresa May i kundërshtoi në mënyrë të prerë kërkesat në vendin e saj për një referendum të dytë për Brexitin. "Që ta shtrosh këtë pyetje të gjithën edhe një herë nga e para do të ishte mashtrim në stil të gjerë për demokracinë tonë", shkroi May në një artikull e ftuar në gazetën "Sunday Telegraph".

Së fundi, edhe deputetë nga partia konservatore e Mayt janë shprehur për nevojën e mbajtjes së një referendumi të dytë, po ta refuzojë parlamenti britanik rezultatin e negociatave të daljes nga BE me Brukselin. Një grup politikanësh proevropianë përpiqet që ta vërë këtë në rend të ditës në kongresin e partisë laburiste në fund të shtatorit.

Deri tani, krerët e dy partive të mëdha e refuzojnë në parim mbajtjen e një referendumi të ri. Sondazhet megjithatë tregojnë se është e mundur që në popull të krijohet një shumicë mbështetëse për mbajtjen e një referendumi të dytë.

Barnier kundërshton

Deri në këtë moment nuk është as e qartë, nëse deri në daljen në BE në 29 mars 2019 do të arrihet një marrëveshje, për të cilën të mund të votohet. Negociatat ecin me vështirësi. Me këtë shtohen gjasat që Britania e Madhe të dalë pa marrëveshje nga BE - gjë që do të kishte pasoja të rënda.

Por një shtyrje e datës së daljes së Britanisë së Madhe nga BE nuk vjen në diskutim për kryenegociatorin e BE Michel Barnier. "Neve nuk na duhet më tepër kohë. Ajo për të cilën kemi nevojë janë vendimet politike", i thotë ish-ministri i Jashtëm francez dhe ish-Komisar i BE gazetës "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung". Bisedimet, rithekson ai, duhet të kenë përfunduar deri në mes të nëntorit.

Qeveria britanike kërkon për vendin e saj një marrëveshje të posaçme me akses të privilegjuar në tregun e brendshëm të BE për degë të veçanta. Për Brukselin vjen në diskutim vetëm një marrëveshje e tipit të zakonshëm të tregtisë së lirë. DW

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...