E rrallë, e gjithë familja e prekur me të njëjtin lloj kanceri!

Hënë, 03 September 2018 15:23

Lacy Anderson vuan nga një formë e rrallë e kancerit të stomakut, dhe nuk është e vetmja. Në fakt, 8 nga 9 pjesëtarët e familjes së saj ndajnë të njëjtën diagnozë. Njëri nga anëtarët është mundur nga kanceri, ndërsa 6 të tjerë janë jashtë rrezikut pasi e kanë hequr fare stomakun. Lacy është pjesëtarja e fundit që po lufton me këtë kancer të trashëgueshëm të stomakut.

Kanceri ka avancuar në fazën e katërt, megjithatë ajo është e vendosur të luftojë këtë sëmundje, e cila nuk e ka penguar aspak që të vazhdojë përgatitjet e dasmës për t’u martuar me të dashurin prej dy vitesh tashmë.

Kjo sëmundje shfaqet si rezultat i një mutacioni gjenetik, ku 56-70% e pjesëtarëve të familjes me këtë mutacion zhvillojnë kancer. Në të gjithë botën, rreth 400 familje njihen të kenë zhvilluar një kancer të tillë të trashëgueshëm.

Në familjen Anderson ishte xhaxhai Frank ai që u diagnostikua për herë të parë me këtë mutacion të rrallë gjenetik. Sa herë që ai bënte kolonskopi, mjekët zbulonin polipe në të gjithë pjesën e zorrës. Pasi iu nënshtrua disa analizave, rezultoi që Frank kishte një mutacion në gjenin CDH1. Ai u diagnostikua me kancer të trashëgueshëm të stomakut.

Dy fëmijët e tij, Laura and Eric, gjithashtu iu nënshtruan analizave dhe rezultuan pozitiv. E njëjta histori ndodhi edhe me babanë e Lacy dhe vëllanë e saj.

Janë rreth 120 mutacione që mund të ndodhin me gjenin CDH1, dhe secila prej tyre mund të shkaktojë kancer të rrallë të stomakut.

Këto mutacione mund të shkaktojnë gjithashtu kancer të gjirit dhe vezores, megjithatë zakonisht ato shfaqen në stomak./faxweb.al

Lacy Anderson

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Aktualitet

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg”, për avokatët Donata Lepenica dhe Yzeir Bala. Gjithashtu ka lënë me “arrest shtëpie”, avokatin Medi Naksi. Donata Lepenica kishte marrë para...

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

Aktualitet

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

T’i ndash pushimet në dy pjesë, është një zgjedhje e zgjuar! Unë e provova këtë vit, më shumë në formë eksperimentale, por që rezultoi e suksesshme. Pse e them këtë? Po...

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Sport

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, duket se do të përfundojë shpejt aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suedezi luan me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ku në muajin...