Vdes themeluesi i rrjetit terrorist Haqqani

Tuesday, 04 September 2018 09:01

Themeluesi i rrjetit terrorist të Haqqani ka vdekur pasi vuajti për disa vite nga një sëmundje.

Jalaluddin Haqqani ishte një figurë e rëndësishme militante në Afganistan dhe kishte lidhje të ngushta me talebanët dhe al-Qaeda.

Djali i tij besohet të ketë marrë kontrollin e grupit në vitin 2001.

Rrjeti i Haqqanit ka qenë pas shumë prej sulmeve të koordinuara ndaj forcave afgane dhe NATO-s në vitet e fundit.

Nuk kishte detaje në deklaratë për datën dhe as vendin e vdekjes së Haqqani.

Një deklaratë të shpërndarë nga zëdhënësi i talibanëve Zabiullah Mujahid për gazetarët u tha se Jalaluddin Haqqani vdiq pas një beteje të gjatë me një sëmundje, duke shtuar se ai kishte qenë i sëmurë dhe i shtrirë në shtrat gjatë disa viteve të fundit të jetës së tij.

Rrjeti i Haqqanit u emërua zyrtarisht një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara në 2012.

Thashethemet rreth vdekjes së Haqqanit kanë qarkulluar për vite me rradhë.

Në vitin 2015, burimet afër grupit thanë për BBC se udhëheqësi kishte vdekur të paktën një vit më parë. Kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Jalaluddin Haqqani ishte një udhëheqës guerilësh afganë që luftonte trupat sovjetike që pushtuan Afganistanin në vitet 1980.

Zyrtarët amerikanë pranan se në atë kohë ai ishte një pasuri e çmuar e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Megjithatë, ai më vonë u bashkua me talebanët pasi mori pushtetin në Afganistan në vitin 1996.

Në deklaratën e tij, talebanët e quajtën Jalaluddin një "luftëtar shembullor ... dhe midis personaliteteve të mëdha të xhihadit të kësaj epoke".

Rrjeti i Haqqanit ishte një nga disa prej grupeve militante që vepronin përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan pas fushatës ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Afganistan, e cila filloi në vitin 2001.

Grupi, i cili kryesisht vepron nga Pakistani, gjithashtu është fajësuar për disa nga sulmet më vdekjeprurëse në Afganistan, duke përfshirë një shpërthim bombe në kamion në Kabul në 2017 që vrau më shumë se 150 vetë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...