Trump kundër ofensivës në Idlib: Do bënit gabim të rëndë

Tuesday, 04 September 2018 10:31

Donald Trump bën një tjetër ndërhyrje në krizën siriane me paralajmërimin e drejtuar regjimit vendas dhe aleatëve të tij, ruse e iraniane kundër sulmeve impulsive mbi province e Idlibit, të kontrolluar nga rebelët.

Përmes Twitter-it, Shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi për një gabim të rëndë humanitar si pasojë e të cilit mund të vriten mijëra vetë. Raportet në mediat ndërkombëtare tregojnë prej ditësh se forcat qeveritare siriane po përgatisin një ofensivë të fuqishme ndaj bastionit te fundit të rëndësishëm të rebelëve në vend.

Edhe OKB-ja ka paralajmëruar në disa raste se një fushatë e tillë mund të ketë pasoja shkatërrimtare për civilët.

Departamenti amerikan i shtetit gjithashtu paralajmëroi të hënën se Uashingtoni do t’i përgjigjej çdo sulmi kimike nga qeveria siriane apo aleatët e saj.

“Të gjithë sytë janë tek veprimet e Assadit, Rusisë dhe Iranit në Idlib, shkroi” ne twitter ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikky Haley.

Forcat kundërshtare të regjimit janë mposhtur në pjesën dërrmuese të Sirisë dhe ofensiva në këtë provincë veriore mund të jetë e fundit e madhe e luftës civile të vendit.

Nga të dhënat e Kombeve të Bashkuara, në Idlib mendohet të jenë akoma rreth 30.000 luftëtarë xhihadistë të Al Nusrës dhe Al Kaedës. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov citohet të ketë thënë se “terroristët duhen zhdukur prej andej”, por ndërkohë nuk është menduar për civilet dhe nuk ka ende një përgjigje ndaj kërkesave të OKB-së që atyre t’u krijohet mundësia e largimit të përkohshëm përmes korridoreve humanitare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Sport

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Policia e qytetit të Valencias është detyruar mbrëmë të rrethojë deri në orët e para të mëngjesit hotelin ku ka qëndruar Juventusi në këtë qytet, para sfidës së Ligës së...

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Bota Shqiptare

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se politika e SHBA-ve është konsistente kur është në...

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Aktualitet

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki...