Tragjedia në Genova/ Del lista e fajtorëve, 30 zyrtarë e dinin rrezikun

Tuesday, 04 September 2018 10:39

Në listën me plot 30 emra, ku të gjithë janë zyrtarëve të cilët ishin në dijeni të kërcënimit që përbënte ura Morandi në Genova, një pjesë e të cilës u shemb më 14 gusht.

Ky dokument u publikua pas hetimeve që u kryen nga Guardia Di Finanza, ndërsa i janë referuar prokurorisë.

Bëhet fjalë për drejtues të grupit Atlantia që kishte si detyrë për mirëmbajtjen dhe kontrollin e autostradës si dhe përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve.

Deri më tani asnjë nga emrat në listë nuk është hetuar, ndërsa akuzat do të klasifikohen nga shpërdorimi i detyrës tek vrasjet e qëllimshme, apo fatkeqësi e qëllimshme.

Emrat:

Në listën e GDF-së ‘fajtorë’ janë drejtues, zyrtarë, menaxherë dhe teknikë. Të gjithë zyrtarët që në vitet e fundit, janë përfshirë në dokumente, e-mailet dhe komunikimet e gjurmuara, thuhet se kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen e autostradës A10. Ndër emrat më të rëndësishëm, shkruan ‘Corriere’ dhe ‘Repubblica’, janë administratori i deleguar i firmës që ndërtoi autostradën, Giovanni Castelluçi, Fabio Cerchiai, drejtori operativ qendror, Paolo Berti, personi përgjegjës për punët e mirëmbajtjes, Michele Donferri Mittelli dhe Paolo Strazzullo, përgjegjës për dizenjimin dhe përforcimin e strukturës së urës.

Ndërkohë mes emrave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve është ai i Vincenzo Cinellit, drejtori i Përgjithshëm i Mbikëqyrjes, Bruno Santoro, kreu i divizionit Tekniko-Operativ i rrjetit të autostradës dhe Giovanni Proietti, drejtues i Divizionit të Analizave dhe Investimeve. Kujtojmë se tragjedia e rëndë i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe të mitur, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...