Fytyra e përzgjedhur e ‘Nike’ për fushatën e re shkakton furtunë reagimesh

Tuesday, 04 September 2018 16:50

Vetëm disa orë pasi Colin Kaepernick u njoftua si fytyra e fushatës së re të Nike “Just Do It”, njerëzit nisën të protestonin.

sp kaepernick a 20171115 870x580

Konsumatorët e mërzitur pas vendimit të Nike reaguan në Tëitter dhe publikuan videot e tyre duke shkatërruar veshjet e tyre që I përkisnin markës ‘Nike’.

Shumë pamje tregonin se njerëzit i vendosnin atletet dhe rrobat e tyre në zjarr ndërsa të tjerët i prenë çorapët.

Një përdorues Tëitter që shkon me emrin Sean Clancy ka postuar video duke treguar një palë këpucë Nike duke u vënë zjarrin.

Vendimi i Nike për të zgjedhur Kaepernick si fytyrën e saj të fushatës ka sjellë zemërim tek disa njerëz për shkak se Kaepernick ishte lojtari i parë i NFL që gjunjëzohej gjatë himnit kombëtar në shenjë proteste kundër racizmit. Madje ‘Nike’ me këtë lëvizje tërheqë zemërimin e Presidentit Donald Trump .

“Kolin ka qenë një atlet i Nike që nga viti 2011,” tha të hënën zëdhënësja e Nike Sandra Carreon-John.

‘Colin është një nga shumë atletë që janë paraqitur si pjesë e 30-vjetorit tonë të ‘Just Do It.’

Kaepernick ishte një qendërmbrojtës me San Francisco për gjashtë vjet. Ai nxiti një polemikë kombëtare duke rënë në gju derisa himni amerikan këndohej përpara ndeshjeve gjatë sezonit 2016 të NFL. Ai e bëri këtë veprim për të tërhequr vëmendjen ndaj vrasjeve të policëve ndaj njerëzve me ngjyrë dhe çështjeve të tjera.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjimnazistët e Beratit në protestë, përkrahin studentët

Aktualitet

Gjimnazistët e Beratit në protestë, përkrahin studentët

Gjimnazistët në Berat janë ngritur në protesta në përkrahje të studentëve. Nxënësit e gjimnazit 'Kristaq Capo' nuk u futën në mësim dhe dolën në sheshin qëndror të qytetit për të protestuar...

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!