Në kërkim të punës! – 1 milion qytetarë largohen çdo vit nga ky vend

E mërkurë, 05 September 2018 06:57

Rreth një milion ukrainas po largohen nga vendi çdo vit, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës Pavel Klimkin, duke paralajmëruar se vendi do të përballet me mungesa të fuqisë punëtore në vitet në vijim.

“Ne jemi me të vërtetë në një situatë katastrofale me një milion ukrainas që lënë vendin çdo vit”, tha ministri gjatë një intervistë, shkruan RT.
Vetëm Polonia ka marrë rreth 1.4 milion ukrainas kohët e fundit dhe se gati 30 për qind e popullsisë së qytetit polak perëndimor të Wroclaw tani flet ukrainisht.
Sipas ministrisë së jashtme të Ukrainës, rreth 3 milionë emigrantë ukrainas aktualisht jetojnë në Rusi dhe deri në dy milionë në Poloni.
Thuhet se emigracioni i punës është kërcënimi i dytë më i madh për sigurinë kombëtare të vendit. Sipas një sondazhi të kryer nga Research & Branding Group qershorin e kaluar, 33 për qind e ukrainasve ishin gati të largoheshin nga vendi për të gjetur punë, dhe madje ishin gati të shkonin në një vend tjetër për qëndrim të përhershëm.
Migracioni i punës nga Ukraina ka qenë në rritje gjatë pesë viteve të fundit. Përveç Rusisë dhe Polonisë, ukrainasit po lëvizin në Sllovaki, Republikën Çeke, Hungari, Letoni, Lituani, Estoni dhe Spanjë.
Kievi u bëri thirrje ukrainasve të largohen nga vendi, duke u përpjekur t’i bindin ata të zgjedhin vendet europiane me shumë sesa Rusinë. Ministri ukrainas i infrastrukturës Volodimir Omelyan tha se Kievi mund të shkëpusë të gjitha lidhjet e mbetura të transportit publik me Rusinë, që përfshin trenat e udhëtarëve dhe autobusët, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.
Popullsia e Ukrainës ka shënuar një rënie dramatike që kur vendi shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Makina shpërthen në flakë, ja ku ka ndodhur

Aktualitet

Makina shpërthen në flakë, ja ku ka ndodhur

Një automjet u përfshi nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen "Partizani" dhe sipas policisë makina ishte e parkuar në momentin kur u dogj. "Gjatë natës në lagjen...

Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat

Shëndeti

Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat

Janë të paktën 10 legjenda ato që nuk i paskemi ditur deri tani për makaronat – pjatën më të preferuar të italianëve. Aidepi, Lidhja e Industrive të Ëmbëlsirave dhe të Pastës...

Çfarë i bën gjoksit Oriola Marashi, 'bombat' e saj rriten dita-ditës

Show-biz

Çfarë i bën gjoksit Oriola Marashi, 'bombat' e saj rriten dita-ditës

Oriola Maashi ka qëlluar sërish në shenjë me postimin e saj.  Ajo ja ka dalë të tërheqë vëmendjen. Një set i ri fotografik e ka sjellë atë sërish bune dhe mjaft të freskët...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!