Lamtumirë Rachel Bland, gazetarja e BBC vdes në moshën 40 vjeçare

E mërkurë, 05 September 2018 14:28

Ka vdekur në moshën 40 vjeçare Rachel Bland, gazetarja e BBC, sëmurë me kancer e cila të martën kishte bërë të ditur tragjedinë e saj me anë të një postimi në Instagram

Infektuar nga një tumor në gji prej dy vjetësh, koshiente për fatin që e priste, ajo nisi të punojë për një libër dedikuar djalit të saj me titull 'For Fred' (Për Fredin). "Dua të më kujtojë", kishte shpjeguar gruaja.

"Ishte një prezantuese e madhe, siç ishte një bijë e madhe dhe e dashur, motër, teze, mbesë, grua, dhe mbi të gjitha nënë për të çmuarin e saj të vogël Freddie", ka deklaruar bashkëshorti i Bland.

"Jemi krenarë dhe mirënjohës për punën e mrekullueshme që Rachel ka bërë duke shkruar librin e saj, duke luftuar me paragjykimet rreth kancerit dhe duke provuar që mund të jetohet plotësisht edhe kur ke një sfidë kaq të vështirë për ta përballuar."

Diagnoza e kancerit i ishte komunikuar në nëntor të 2016-s: Gjatë krishtlindjeve nisi kimioterapinë, ndërkohë që në korrik të 2017-s bëri mastektominë e parë.

Në maj të këtij viti kishte nisur një cikël kurimi në një klinikë të specializuar, por avancimi i kancerit kishte bërë të humbnin shpresat.

Më shumë se sëmundja, ajo që e trembte vërtet, siç e ka thënë vetë gazetarja disa herë, ishte mendimi 'të linte Freddie-n e saj të vogël pa nënë."

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 14:40

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kultivonin kanabis në Greqi, shqiptarët i merr më qafë helikopteri

Aktualitet

Kultivonin kanabis në Greqi, shqiptarët i merr më qafë helikopteri

Policia greke ka zbuluar një parcelë kanabis dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 48 dhe 33 vjeç, që akuzohen se ishin kultivuesit e bimës narkotike. Kjo parcelë ndodhej në...

“Një k*rvar”/ Pas Etilda Gjonit një tjetër rilindëse bëhet gazi i botës

Aktualitet

“Një k*rvar”/ Pas Etilda Gjonit një tjetër rilindëse bëhet gazi i botës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, u bë gazi i botës pak ditë më parë, teksa fjalën “karshi” e ndau në rrokje ndërkohë që fliste nga foltorja e Kuvendit. Por duket se...

Operacioni “Sintetiku”, arrestohen dy amerikanë në Tiranë

Aktualitet

Operacioni “Sintetiku”, arrestohen dy amerikanë në Tiranë

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale ka njoftuar se dy amerikanë janë arrestuar në kuadër të operacioni “Sintetiku”. Të dy të arrestuarit akuzohen se prodhonin drogë sintetike në Tiranë. Te dy...