Londra padit agjentët rusë, autorë të sulmit me gaz nervor në qytetin anglez

E mërkurë, 05 September 2018 14:41

Dy rusët e paditur nga prokuroria britanike për sulmimin me gazin nervor Novichok në qytetin anglez të Salisburit, në muajin mars, janë Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov.

Nga ky sulm u helmua Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, të cilët arritën t’i mbijetonin helmimit. Ata kanë përdorur emra të rremë dhe janë të moshës 40-vjeçar.

Sipas Policisë Metropolitane, ata kanë mbërritur në 2 mars në Aeroportin e dytë më të madh të Londrës, Gatwick nga Moska, dhe kanë qëndruar në një hotel në lindje e Londrës përpara se të udhëtonin drejt qytetit të Salisburit, ku dera e shtëpisë së z. Skripal u kontaminua me gazin nervor Novichok.

Kryeministrja May pritet të flasë më vonë në Parlament për të informuar deputetët britanikë për këtë zhvillim.

Sergei Skripal është shtetas rus që ka fituar statusin e refugjatit në Britani të Madhe, pas një shkëmbimi spiunësh mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në vitin 2010. Ai është një ish-kolonel i kundërzbulimit ushtarak rus, i cili ishte dënuar nga Moska me 13 vjet burg në vitin 2006. Moska e ka akuzuar atë si spiun britanik, i cili i kishte kaluar identitetet e agjentëve sekretë rusë, që punon nëpër Europe, shërbimit sekret britanik MI6.

Sipas Rusisë, koloneli Skripal ishte paguar 100 mijë dollarë për informacionin dhe se ai ishte rekrutuar në vitet 1990.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!