Bletaria, industria më e ëmbël e Azerbajxhanit, 5000 ton kërkesa vjetore

E mërkurë, 05 September 2018 17:18

Pesëmbëdhjetë bletarë të Azerbajxhanit janë përzgjedhur për të marrë pjesë në një projekt të dizajnuar për të rritur industrinë e bletarisë në vend. Sipas Badraddin Hasratov, kryetar i Shoqatës së Bletarëve të Azerbajxhanit, për realizimin e këtij projekti është përzgjedhur fshati Jojug Marjanli për shkak të peizazhit dhe klimës së tij ideale.

“Janë përzgjedhur pesëmbëdhjetë bletarë dhe secili prej tyre do ketë dhjetë familje bletësh. Po ashtu, kemi kryer kurse trajnimi njëjavor për të gjithë bletarët. Në vjeshtë planifikojmë të kryejmë monitorimin e bletëve, pra përpara dimrit. Shpresojmë se si rezultat i zbatimit të projektit, bletarët të jenë në gjendje të sigurojnë të ardhura të qëndrueshme, tha Hasratov.

Bletaria është një nga industritë më të rëndësishme në Azerbajxhan. Ky i fundit është duke u përgatitur për festivalin vjetor të mjaltit. Organizatorët presin një pjesëmarrje të rreth 350 prodhuesve këtë vit, me një sasi mjalti prej rreth 100 ton.

Sipas rregullave të reja, çdo bletari i lejohet të ‘ekspozojë’ jo më shumë se 500 kg mjaltë në përpjekje për të garantuar shmangien e monopolit dhe për t’i dhënë mundësi çdo bletari që të gjejë një treg për të shitur mallin e tij.

Aktualisht, numërohen rreth 6 mijë persona të angazhuar në bletari në Azerbajxhan. Vendi prodhoi 3000 ton mjaltë në 2017, duke regjistruar një rritje me 10% nga vitit 2016.

Kërkesa për mjaltin në vend varion nga 4 500 deri në 5000 ton në vit, gjë që nënkupton se bletaria në vend duhet të zhvillohet në mënyrë që të eliminojë importin e këtij produkti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Daçiç: I kam thënë kancelarit austriak se vetëm një budalla del në anën e humbësit

Globi

Daçiç: I kam thënë kancelarit austriak se vetëm një budalla del në anën e humbësit

Ministri i jashtë serb Ivica Daçiç, ka vazhduar të mburret pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e Interpolit. Ai ka thënë se një rezultat i tillë tregon se pa...

Makina shpërthen në flakë, ja ku ka ndodhur

Aktualitet

Makina shpërthen në flakë, ja ku ka ndodhur

Një automjet u përfshi nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen "Partizani" dhe sipas policisë makina ishte e parkuar në momentin kur u dogj. "Gjatë natës në lagjen...

Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat

Shëndeti

Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat

Janë të paktën 10 legjenda ato që nuk i paskemi ditur deri tani për makaronat – pjatën më të preferuar të italianëve. Aidepi, Lidhja e Industrive të Ëmbëlsirave dhe të Pastës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!