Kongresi amerikan merr në pyetje Facebook dhe Twitter, Google refuzon

E Enjte, 06 September 2018 09:45

Drejtuesit e Facebook-ut dhe Twitter-it po merren në pyetje nga senatorët amerikanë, në lidhje me hapat e tyre për të çrrënjosur operativët rusë dhe agjentët e tjerë, që po bëjnë përpjekje të ndikojnë zgjedhjet e ardhshme për Kongres.

Kongresi i ka kritikuar vazhdimisht këto media sociale gjatë vitit të kaluar, pasi dëshmitë kanë treguar se ato kanë qenë në ballë të përpjekjeve të dyshuara të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Trembëdhjetë rusë janë akuzuar nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, për përfshirje në komplotin e dyshuar për të prishur zgjedhjet e vitit 2016, duke krijuar llogari të rreme në Facebook dhe Twitter.

Përpara seancës dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencë, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha në një artikull të publikuar në Washington Post se kompania e tij është e angazhuar në një "garë armësh" me hakerë të sofistikuar që duan të dëmtojnë demokracinë.

"Ndërmarrjet si Facebook përballen me kundërshtarë të sofistikuar dhe të financuar mirë, të cilët po forcohen gjithnjë e më shumë", tha Zuckerberg.

"Është një garë armësh dhe sektori publik dhe ai privat në SHBA duhet t'i mbledhin forcat për të mbrojtur demokracinë e Amerikës nga ndërhyrja nga jashtë", tha Zuckerberg.

Google i refuzoi kërkesat e komitetit të Senatit për të dërguar shefin e saj ekzekutiv, Sundar Pichai, por lëshoi një deklaratë të shkruar nga zyrtari i saj kryesor ligjor.

Kryetari i komitetit të Senatit, Richard Burr, tha se Google "nuk e kupton problemin" nëse nuk dëshiron të punojë me qeverinë për të gjetur zgjidhje.

Duke iu përgjigjur ligjvënësve, shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se ky rrjet social "ka vepruar shumë ngadalë" ndaj ndërhyrjes në zgjedhje.

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, tha se platforma e tij "nuk ka qenë e përgatitur"./REL

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Do të vendosë rekord kundër Shqipërisë, uellsiani do avionin 9 milionë Paund të Bale

Sport

Do të vendosë rekord kundër Shqipërisë, uellsiani do avionin 9 milionë Paund të Bale

Chris Gunter shpreson që Gareth Bale t’i huazojë avionin privat në mënyrë që ai të sjellë familjen e tij në Shqipëri me rastin e rekordit që do të vendosë në...

Kadiu: Më shumë se kurrë të rinjtë po thërrasin për kryeministër Lulzim Bashën!

Politikë

Kadiu: Më shumë se kurrë të rinjtë po thërrasin për kryeministër Lulzim Bashën!

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu, thotë se opozita nuk ka pushuar asnjë sekondë së punuari, së takuari dhe biseduari me njerëzit e këtij vendi dhe me të rinjtë e shumtë...

Shihni këto foto nëse keni kaluar një ditë të keqe

Globi

Shihni këto foto nëse keni kaluar një ditë të keqe

Ne të gjtihë kemi ditë në të cilat duket se asgjë nuk shkon mirë. Por gjithmonë ka njerëz që kanë kaluar edhe më keq. Nëse fundjava juaj ka qënë një katalok...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!