Lufta në Siri, SHBA: Kemi dëshmi se po përgatiten armë kimike

Premte, 07 September 2018 12:21

I dërguari i ri i SHBA në Siri, ka thënë se ka “shumë dëshmi” se forcat qeveritare siriane po përgatiten të përdorin armë kimike në Idlib.

Jim Jeffrey tha se një sulm i parashikuar do të ishte një “përshkallëzim jo i mirëmenduar”, raporton Reuters. Qeveria siriane ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.

Avionët rusë kanë bombarduar zonat rebele në rajonin veriperëndimor, ndërsa trupat janë grumbulluar për sulmin e pritshëm.

Kjo vjen pasi një samit do të zhvillohet të premten në Iran mes udhëheqësve të Rusisë dhe Iranit, të cilat të dy mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad dhe Turqinë, e cila ka mbështetur disa fraksione rebele.

OKB ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare nëse ndodh një sulm dhe Turqia ka frikë për ardhjen e një fluksi të ri refugjatësh përgjatë kufirit të saj.

“Jam shumë i sigurt se ne kemi arsye shumë të mira për t’i bërë këto paralajmërime”, tha Jeffrey në intervistën e tij të parë që kur u emërua.

“Çdo sulm do të konsiderohet nga ne si një përshkallëzim i pamatur. Ka shumë dëshmi se armët kimike janë duke u përgatitur”. Ai nuk dha detaje më tepër detaje për dëshmitë të cilave iu  referohej.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Politikë

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj amendamenteve të ligjit për 'Teatrin' që mazhoranca miratoi gjatë ditës së djeshme. Ky akt, shkruan Nishani, e ka përdhosur përfundimisht parlamentarizmin dhe shtetin ligjor, pluralizimin...

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Aktualitet

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Dramat e shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani vazhdojnë t ë shtohen. Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në...