Po bënte “selfie”, vdes adoleshenti

Premte, 07 September 2018 13:25

Një adoleshent izraelit ka gjetur vdekjen në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë, ndërsa po përpiqej të bënte një “selfie”, shkruan BBC.

Tomer Frankfurter 18 vjeç, ndodhej në një udhëtim dy mujor në SHBA, tha nëna e tij për mediat izraelite. Ajo tha se djali i saj po përpiqej të bëntë një “selfie”, kur ai u rrëzua nga një lartësi 250 metra. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se trupi i adoleshentit do të kthehet në vendin e tij, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Në Qershor, dy alpinistë gjetën vdekjen në Yosemite, duke u pëpjekur të ngjisnin një shkëmb. Një tjetër alpinist vdiq në Maj në majën e Half Dome mbi Luginën Yosemite dhe një alpinist britanik humbi jetën pasi ra nga shkëmbi El Capitan shtatorin e vitit të kaluar.

Parku Kombëtar Yosemite u rihap kohët e fundit pasi u kërcënua nga zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në të gjithë Kaliforninë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Bota Shqiptare

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata. Kryesisht...

E pabesueshme! Mësoni sa ka shkuar trashësia e dëborës në këtë fshat të Shqipërisë

Aktualitet

E pabesueshme! Mësoni sa ka shkuar trashësia e dëborës në këtë fshat të Shqipërisë

Kjo ka qenë situata në orët e mesditës, ndërsa në mbrëmje në Dardhë trashësia e borës arriti në një metër, duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e automjeteve. Edhe pushuesit...

Anglia përmbys Kroacinë, kualifikohet në “final four”

Sport

Anglia përmbys Kroacinë, kualifikohet në “final four”

Anglia ka arritur të marrë pikët e plota ndaj nënkampionit të botës, Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke siguruar plasmanin në “final four”. Kroacia doli së pari në epërsi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!