Aksidentohet eskorta e Presidentit, plagosen nëna dhe djali

Diel, 09 September 2018 19:49

Aksidentohet presidenti moldav Igor Dodon. Ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të kryeqytetit Kishinau.

Mediat kanë publikuar videon dramatike që mesa duket është filmuar nga një prej automjeteve të eskortës që ndiqte "Sedan-in" e zi ku udhëtonte Dodon.

Pamjet tregojnë se autokolona presidenciale udhëtonte me shpejtësi të lartë në një rrugë të ngushtë, ndërkohë që ngadalësohet trafiku. 

Megjithatë, një kamion i bardhë në korsinë e kundërt nuk arrin të ngadalësojë, duke dalë në korsinë ku udhëtonte ekskorta e Presidentit.

Kamioni përplaset brutalisht me një automjet të eskortës dhe më pas shkon drejt përplasjes me makinën e Dodonit. 

Duket se shoferi i Presidentit të shmangte përplasjen në kamion, i cili e goditi makinën në anën e shoferit, duke e dërguar atë në një hendek.

Makina e sigurisë më pas godet kamionin, duke i dhënë fund "filmit".

Presidenti Dodon arriti të largohet nga incidenti i padëmtuar, por nëna dhe djali i tij, që udhëtonin në të njëjtën makinë, janë raportuar të lënduar.

43-vjeçari, Igor Dodon, ka drejtuar ish-Republikën sovjetike që prej dhjetori të 2016-s.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...