Gjenden 5 trupa të pajetë në një shtëpi në Australi

Diel, 09 September 2018 20:02

Pesë trupa të pajetë u gjetën në një shtëpi në periferi të Perthit në Australi.

Lajmin e konfirmoi policia, sipas të cilëve mes të vdekurve ka edhe femra dhe fëmijë.

Deri më tani është ndaluar një 20-vjeçar, i cili po merret në pyetje. Nuk dihet nëse viktimat kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin.

Australia është tronditur edhe herë të tjera nga raste të tilla.

Në Korrik, një 19-vjeçar vrau një grua së bashku me dy fëmijët e saj. Ngjarja ndodhi sërish në një zonë në periferi të Perth.

Ndërsa dy muaj më parë, shtatë persona u gjetën të vdekur në një zonë rurale. Kjo ishte vrasja më e madhe masive në vend që pas 1996.

Policia e hetoi ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje pasi Peter Milles vrau veten dhe 6 të afërm, mes tyre edhe 4 nipër dhe mbesa.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Publikohen formacionet anti-Uells, Panucci nuk ndryshon

Sport

Publikohen formacionet anti-Uells, Panucci nuk ndryshon

Shqipëria pret në "Elbasan Arena" Uellsin në një miqësore luksi. Kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë kthesën, pas asaj humbje turpëruese 4-0 ndaj Skocisë dhe përballë Bale me shokë kërkojnë vetëm...

Largimi i Panuccit, Duka: Nuk është në dorën time

Sport

Largimi i Panuccit, Duka: Nuk është në dorën time

Qëndrimi ose jo i Christian Panuccit është kthyer në një çështje në kombëtaren shqiptare. Rezultatet negative dhe loja e dobët kanë bërë që drejt italianit të vërshojnë kritika të shumta. Megjithatë...

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Aktualitet

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për kalimin e procesit të vettingut për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Sipas Komisionerit Publik, hetimi nga Komisioni i Pavarur i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!