Djathtistët në Suedi shtojnë votat

Hënë, 10 September 2018 09:03

Partia ekstremiste e djathtë, „Demokratët Suedezë“ arriti suksesin që pritej, duke zënë vendin e tretë me 17,6%, partia e kryeministrit, Stefan Löfven arriti 28.4% të votave. Priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Të dielën 7,3 milionë suedezë zgjodhën parlamentin e ri të vendit. Socialdemokratët suedezë rreth kryeministrit, Stefan Löfven zenë vendin e parë me 28.4% të votave. Konservatorët e moderuar vendin e dytë me 19,8%, kurse shtimin më të madh të votave e pati Partia e ekstremit të djathtë "Demokratët Suedezë" arriti vendin e tretë duke kapur 17,6% të votave.

Löfven e ftoi opozitën pas zgjedhjeve për bisedime koalicioni. Priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Për një kohë të gjatë, Suedia konsiderohej si shtet model për çështjet sociale dhe miqësor ndaj të huajve. Por pasi në tre vitet e fundit në vend erdhën 300.000 emigrantë, për banor ky vend ka më shumë të huaj se çdo vend tjetër, gjendja ndryshoi. Nga kjo përfituan „Demokratët Suedezë", SD, një parti ekstremiste e djathtë dhe armiqësore ndaj të huajve.
Frika nga rënia sociale dhe dhuna

Në Suedi është rritur, ashtu si edhe në Gjermani, një frikë e paqartë, megjithë rritjen ekonomike dhe papunësinë e ulët, të cilën e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë. Socialdemokrati, Löfven nuk arriti t'i bindë zgjedhësit, megjithë kthesën në politikën e emigracionit, përmes një politike „ligj dhe rregull". Edhe incidentet e muajve të fundit u dhanë dorë „demokratëve suedezë": Në gusht të rinj benda një nate i vunë zjarrin në jugperëndim të vendit 100 automjeteve, edhe konfliktet mes bandave të dhunshme zënë kryetitujt e gazetave. Për çdo krizë, si psh. ajo e zjarreve në pyje, përgjegjëse u bë qeveria e Löfven, vlerat e së cilës ranë gjithnjë e më shumë në sondazhe.

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 09:06

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!