Zaev: Flamuri i Maqedonisë krahë flamujve të shteteve të fuqishme të BE-së dhe të NATO-s

Hënë, 10 September 2018 09:14

Dua që të gjithë bashkërisht, flamurin tonë të Maqedonisë ta shohim ashtu lartë dhe të shpalosur afër flamujve të shteteve anëtare më të fuqishme ekonomike të BE--së dhe NATO-s, Flamurin tonë së bashku me flamujt e shteteve të ndryshme në botë, porositi kryeministri Zoran Zaev në tubimin e qytetarëve që mbrëmë është mbajtur në Manastir.

Ai theksoi se kontesti me Greqinë është zgjidhur, ndërsa identiteti maqedonas është konfirmuar dhe përforcuar.

"Përgjegjësia jonë ishte ta zgjidhim çështjen e hapur e cila e rrezikonte ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë. E ndërmorëm përgjegjësinë, e zgjodhëm kontestin, arritëm marrëveshje me Republikën e Greqisë. Përgjegjësia dhe detyrë jonë e shenjtë ishte që ta ruajmë identitetin maqedonas, ndërsa ne përveç që e konfirmuam por edhe e përforcuam sepse Greqia e ka njohur identitetin  maqedonas. Njëherë e përgjithmonë, gjuha maqedonase shkruhet në thesarin e popujve dhe gjuhëve botërore, dhe këtë askush nuk e konteston. Maqedonia ka zgjedhur ardhmëri në vend të izolimit të pasigurt dhe të pakuptimtë, ndërsa me vendimin e referendumit të përmbyllëm përgjegjësitë tonë personale, politike, qytetare...kjo është ajo përgjegjësia të cilën ne e ndërmorëm, ndërsa pothuajse tre dekada askush nuk e ndërmerrte. Bota e njohu këtë dhe na dha mirënjohje, ndërsa mirënjohjet erdhën para datës për negociata me BE-në dhe me ftesën për anëtarësim të plotfuqishëm  në NATO", theksoi Zaev.

Para manastirasve, kryeministri i Maqedonisë përkujtoi në përfitimet të cilat qytetarët do t'i ndjejnë nga integrimi në organizatat më të fuqishme në botë, BE dhe NATO.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev u bëri thirrje manastirasve më 30 shtator masovikisht të dalin në votim dhe të votojnë PËR, sepse në këtë mënyrë sigurohet ardhmëria e ndritshme e brezave në Maqedoninë evropiane./MIA/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

"I forti" çon rëndë, por në fund ndodh e papritur

Lifestyle

"I forti" çon rëndë, por në fund ndodh e papritur

Shumë nga ne njohim personin që çon pesha e shfaqet si i fortë për këtë gjë. Ngjashëm veproi edhe personi në këtë video. Por në fund, atij i ndodh diçka që do...

Pa proces e pa mëshirë - 75 vjet nga masakra e Kefalonisë ku u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë

Dossier

Pa proces e pa mëshirë - 75 vjet nga masakra e Kefalonisë ku u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë

Më 21 Shtator 1943 Wehrmacht-i, ushtria gjermane kreu një nga masakrat më të mëdha në Europën jugore. Në ishullin grek Kefalonia u ekzekutuan 5.200 ushtarë grekë. Ishte pika e kthesës...

Njihuni me mbesën seksi të Marinës dhe Luanës

Show-biz

Njihuni me mbesën seksi të Marinës dhe Luanës

Kjo është mbesa seksi e Marina dhe Luana Vjollcës. Duket se motrat Vjollca e kanë pikë të dobët mbesën e tyre, pasi shpesh në Instagram publikojnë foto së bashku me dedikime...