Turqia arreston edhe 60 persona për lidhje të dyshuara me Gulen

Hënë, 10 September 2018 11:01

Autoritetet turke arrestuan të hënën 51 ushtarë dhe nëntë persona të tjerë për shkak të lidhjeve të dyshuara me klerikun e SHBA-së, tha policia e Stambollit. Ankaraja e akuzon se orkestroi grushtin e dështuar në 2016 kundër Presidentit Tayyip Erdogan.

Të ndaluarit ishin në mesin e 89 të dyshuarve, arrestimi i të cilëve ishte urdhëruar në një hetim të nisur nga prokurorët e Stambollit dhe u përhap në nëntë provinca, thuhet në deklaratë sipas Reuters.

Autoritetet kanë kryer sulme të herë pas hershme kundër mbështetësve të dyshuar të klerikut Fethullah Gulen që nga përpjekja e grushtit të shtetit të korrikut 2016, në të cilin u vranë 250 vetë. Guleni mohon përfshirjen në këtë incident.

Ndërsa, prokurorët e Ankarasë lëshuan urdhër-arrest për 13 oficerë të lartë, 3 prej të cilëve janë ende në detyrë, tha gazeta Hurriyet.

Turqia ka arrestuar rreth 160,000 njerëz dhe ka shkarkuar pothuajse të njëjtin numër të nëpunësve civilë që nga tentativa e pushkës, tha zyra e të drejtave të njeriut në U.N në mars. Nga ky numër, më shumë se 50,000 janë akuzuar zyrtarisht dhe mbahen në burg gjatë gjykimit të tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Sport

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Ish-mesfushori legjendar i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bërë një skuadër të mrekullueshme, si dhe i ka cilësuar “Djajtë e kuq”...

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Bota Shqiptare

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Prestigjiozja franceze e referencës “Le Monde” i ka kushtuar një speciale të gjatë në rubrikën e saj “Gjeopolitikë” çështjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Në shkrimin e...

Pse shqiptarët nuk kanë mundësi? Korrupsioni, edukimi dhe pamundësia për t`u marrë me politikë

Aktualitet

Pse shqiptarët nuk kanë mundësi? Korrupsioni, edukimi dhe pamundësia për t`u marrë me politikë

Progresi i shoqërisë shqiptare duket se është ndalur, dhe për këtë fajin e ka ekskluzivisht mungesa e mundësive, shanseve për të gjithë. Këto përfundime dalin nga indeksi i progresit social...