Kim Jong-un fton Trumpin për një takim të dytë

Tuesday, 11 September 2018 10:34

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka kërkuar përmes një letre presidentit amerikan, Donald Trump, një takim të dytë mes tyre pas samitit historik të qershorit në Singapor, siç njofton Shtëpia e Bardhë, sipas së cilës po shqyrtohet tashmë përcaktimi i datës.

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se letra “shumë e ngrohtë” pasqyron “angazhimin e vazhdueshëm të Penianit për t’u fokusuar te denuklearizimi”. Negociatat për këtë çështje duket se kanë ngecur që prej samitit histori të dy krerëve të shteteve në Singapor.

“Qëllimi parësor i letrës ishte kërkesa për të shqyrtuar dhe programuar një takim tjetër me presidentin, gjë për të cilën ne jemi të hapur dhe kemi nisur procesin e koordinimit”, tha Sanders.

Ajo nuk dha gjithsesi asnjë detaj se kur mund të mbahet takimi i dytë mes dy udhëheqësve.

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in e mirëpriti lajmin, teksa tha se “denuklearizimi tërësor i gadishullit Korean është një çështje që duhet zgjidhur përfundimisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, përmes negociatave”.

Moon ka qenë një “lojtar kyç” në ndërmjetësimin e samitit të Singaporit në qershor, ndërkohë që vet ai pritet të takohet me Kim Jong-unin në Penian javën e ardhshme, për të tretin raund bisedimesh kokë më kokë.

Letra nga Peniani vjen një ditë pasi Yukiya Amano, kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, paralajmëroi se aktivitetet e vazhdueshme bërthamore të Koresë së Veriut kanë shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Inspektorëve ndërkombëtarë, ndërkohë, nuk iu është lejuar qasje në Korenë e Veriut, por Amano shtoi se ata janë të gatshëm për t’u rikthyer atje nëse arrihet një marrëveshje politike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Globi

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza. Militantët hodhën...

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në...

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Globi

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Francë gjatë ceremonisë për të  përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një grua 101-vjeçare ka ngatërruar kancelaren Angela Merkel me bashkëshorten...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!