Gjendet një qyp me monedha të lashta romake (Foto)

Tuesday, 11 September 2018 12:31

Arkeologët po studiojnë një qyp me monedha të lashta romake, të gjetur në rrënojat e një teatri të vjetër në veri të Italisë.

Monedhat, të paktën 300 të tilla, i përkasin kohës së lashtë romake dhe u gjetën në një qyp prej balte në bodrumin e Teatrit Cressoni në Como, në veri të Milanos.

“Momentalisht nuk dimë ende detajet historike dhe kulturore të këtij zbulimi”, tha Ministri italian i Kulturës, Alberto Bonisoli në një deklaratë për mediat. “Por kjo zonë po rezulton një pasuri e vërtetë për arkeologjinë, një zbulim që më mbush me krenari”, tha Bonisoli më tej.

Kushdo që e vendosi qypin në këtë vend, “i varrosi monedhat në mënyrë të tillë që në rast rreziku mund të shkonte dhe t’i merrte”, shpjegoi për mediat, ekspertja e monedhave të rralla, Maria Grazia Facchinetti.

Ajo tha se monedhat kanë të gdhendur fytyrat e Honorius, Valentinian III, Leon I, Antonio dhe Libius Severus, që do të thotë se nuk janë më të lashta se viti 474 Pas Lindjes së Krishtit.

“Kjo na bën të mendojmë se pronari i tyre nuk ishte një subjekt privat, por një bankë publike apo depozitë”, tha Facchinetti. Arkeologët gjetën gjithashtu një pllakë floriri brenda qypit.

Sipas asaj që shkruan CNN, monedhat u gjetën javën e shkuar dhe u dërguan në një laborator në Milano, ku po studiohen nga arkeologët dhe restauruesit.monedha1.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...