Stërvitja ushtarake me 300 mijë ushtarë, NATO: Rusia po bëhet më agresive

Tuesday, 11 September 2018 15:35

Pas njoftimit për nisjen e një stërvitje të madhe ushtarake të Rusisë ka reaguar edhe aleanca e NATO-s r cila ka deklaruar se stërvitja ushtarake e Rusisë Vostok-2018 që do të realizohet me pjesëmarrjen e 297 mijë ushtarëve më 11-17 shtator fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha dhe se ajo përputhet më një formë më "agresive" të cilën Moska e ka shfaqur së fundmi.

Në një deklaratë për Anadolu Agency, zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu tha se të gjitha shtetet kanë të drejtë për të zhvilluar stërvitje me forcat e sigurisë, por kjo, sipas saj, është e rëndësishme të bëhet në mënyrë "transparente dhe të parashikueshme".

Lungescu rikujtoi se në Këshillin NATO-Rusi të mbajtur nga zyrtarët në maj të këtij viti është diskutuar edhe Vostok-2018, ndërsa Moska i ka informuar se stërvitja do të jetë shumë më e gjerë sesa Vostok-2014.

"Stërvitja Vostok fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha. Kjo përputhet me një sjellje të cilën e kemi parë kohëve të fundit. Është ajo e një Rusie më agresive që rrit buxhetin e mbrojtjes dhe praninë ushtarake", tha Lungescu, duke theksuar se NATO-ja ndjek nga afër të gjitha stërvitjet ruse.

Ajo tërhoqi vëmendjen se Rusia ka shtuar në masë të konsiderueshme praninë ushtarake në rajonet e Detit Baltik, Detit të Zi dhe Mesdheut, ndërsa tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcë ushtarake ndaj fqinjëve të saj në vazhdën e zhvillimeve në Ukrainë dhe Gjeorgji.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Aksident i tmerrshëm në Formula 3, pilotja 18-vjeçare thyen shtyllën kurrizore

Sport

VIDEO/ Aksident i tmerrshëm në Formula 3, pilotja 18-vjeçare thyen shtyllën kurrizore

Pilotja e re gjermane Sophia Floersch përjetoi një aksident të tmerrshëm në garën e sotme në Formula 3, e cila u zhvillua në qytetin Macau.Aksidenti ndodhi në pistën Guia, e...

Do të vendosë rekord kundër Shqipërisë, uellsiani do avionin 9 milionë Paund të Bale

Sport

Do të vendosë rekord kundër Shqipërisë, uellsiani do avionin 9 milionë Paund të Bale

Chris Gunter shpreson që Gareth Bale t’i huazojë avionin privat në mënyrë që ai të sjellë familjen e tij në Shqipëri me rastin e rekordit që do të vendosë në...

Kadiu: Më shumë se kurrë të rinjtë po thërrasin për kryeministër Lulzim Bashën!

Politikë

Kadiu: Më shumë se kurrë të rinjtë po thërrasin për kryeministër Lulzim Bashën!

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu, thotë se opozita nuk ka pushuar asnjë sekondë së punuari, së takuari dhe biseduari me njerëzit e këtij vendi dhe me të rinjtë e shumtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!