Katalonja kërkon pavarësinë, mbi 1 mln qytetarë marshojnë në rrugët e rajonit

E mërkurë, 12 September 2018 13:19

Qindra mijëra  protestues  katalanas marshuan në rrugët e Barcelonës për të festuar ditën e tyre të pavarësisë të njohur si ''La Diada''.

Ata e shfrytzuan këtë ditë edhe për të risjellë në vemendje qëndrimin e tyre për shkëputje nga Spanja.

Sipas BBC rreth 1 milion njerëz mbushën sheshet me thirrjë pro-pavarësisë të Katalunjës Kombëtare  pas një përpjekjeje të dështuar, tetorin e kaluar kur vendi kaloi një krizë kushtetuese.

Protestuesit  mbanin veshur bluza të kuqe dhe flamuj verdhekuq katalanas. "La Diada", që përkujton ditën kur Barcelona ra në duart e ushtarëve të Mbretit Philip V në vitin 1714, përgjatë 8 viteve të fundit është shfrytëzuar si momenti për të organizuar mitingje pro pavarësisë.

Presidenti katalunas Quim Torra dhe paraardhësi i tij Carles Puigdemont, kanë nxitur një pjesëmarrje të madhe për të treguar mbështetje të vazhdueshme ndaj idesë për një ndarjen nga Spanja. Në fund të mitingut, Torra theksoi se "sapo kemi nisur një marshim të pafund".

Nga ana tjetër, kundërshtarët e tyre, unionistët,  akuzojnë se "La Diada" po uzurpohet për qëllime dashakeqe, pasi pavarësia e Katalonjës nuk mbështetet nga të gjithë katalanasit.

Sipas Reuters një sondazh i zhvilluar në korrik tregoi se 46.7% e katalanasve kërkojnë një shtet të pavarur nga Spanja, ndërsa 44.9 %  vijojnë ti qëndrojnë idesë për të mbetur nën varësinë e Madridit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...