Afron data e Brexit – Britania dhe Europa janë pranë arritjes së një marrëveshjeje

Hënë, 17 September 2018 06:47

Ministri për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, Dominic Raab, tha se pritet një marrëveshje me Bashkimin Europian, ndërkohë që do të takojë liderët europian në Salzburg javën e ardhshme.

Britania pritet të dalë nga blloku në 29 Mars 2019, por nuk ka arritur ende në një dakordësi me Brukselin për marrëdhënien që dy vendet do të kenë dhe disa rebelë në partinë Konservatore të Kryeministres Theresa May, kanë kërcënuar se nuk do ta votojnë marrëveshjen nëse nuk ndryshon propozimet e saj.
Londra dhe Brukseli presin që marrëveshja të arrihet në mes të Nëntorit. May  ka thënë se samiti informal i BE në javën që vjen do të jetë një pikë kritike në negociata, pasi do t’i japë mundësinë liderëve europianë që të diskutojnë për planet e saj të Brexit për të parën herë.
“Ndërsa qëndrojnë ende ndasi të mëdha që duhet të zgjidhen mes dy palëve,  kushtet po ngushtohen drejt një zgjidhjeje për marrëveshjen e daljes nga Europa”, tha Raab pas një telefonate me negociatorin europian për Brexit, Michel Barnier.
Barnier tha në Twitter se ai ka zhvilluar një dialog të rëndësishëm me ministrin britanik, por shtoi se ka ende ndasi mes vendeve për çështjen e kufirit me Irlandën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!