Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Premte, 21 September 2018 07:15

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald Trump, me qëllim shpejtimin e procesit të çarmatimit bërthamor të gadishullit Korean.

Presidenti Moon i bëri komentet të enjten në Seul, pas kthimit të tij nga një vizitë treditore në Phenian.

Vizita e zotit Moon në Phenian kishte si qëllim tejkalimin e ngërçit në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me ritmin e Phenianit për të përmbushur premtimin për t'i dhënë fund programeve të tij të raketave bërthamore e balistike. Në takimin e tyre në Singapor në muajin qershor udhëheqësi i Phenianit dhe Presidenti Trump nënshkruan një marrëveshje të paqartë mbi çarmatimin bërthamor.

Presidenti i Koresë së Jugut u tha gjithashtu gazetarëve se Kim Jong Un shpreson që sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të vizitojë së shpejti Korenë e Veriut. Fillimisht ishte planifikuar që zoti Pompeo të shkonte në Phenian muajin e kaluar, por ngërçi në marrëdhëniet mes dy vendeve, nxiti Presidentit Trump të anulojë vizitën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Politikë

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sipas tij arrestimet tregojnë atë që opozita e ka thënë...

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Globi

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Një nxënës i ka vënë pistoletën në kokë mësueses së tij në mënyrë që ajo t’i hiqte mungesën. Pamjet janë xhiruar në një shkollë të mesme në Creteil të Francës. Edhe...

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Aktualitet

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!