Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

Tuesday, 25 September 2018 19:01

“Ne ende nuk e dimë se çfarë po kërkoni realisht”; kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron se BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg marrëveshjes ndërsa i kërkon Theresa May ta shohë mirë planin Chequers.

Liderja gjermane këmbënguli se biznesi duhet të sqarohet për formën që do të marrë kjo marrëdhënie në të ardhmen ndërsa diskutimet në Angli nuk janë dhe aq të qarta sipas saj.

Merkel u kujdes të theksonte edhe një herë se Londra nuk do të lejohet të zgjedhë pjesët që kërkon nga tregu i përbashkët i BE-së, duke rrëzuar kështu fragmente të rëndësishme të draftit Chequers të kryeministres britanike. Krerët e bllokut e kundërshtuan fort planin e May-t në Salzburg javën e kaluar.

Presidenti i Këshillit europian Donald Tusk u shpreh i bindur se projekti që parashikon qëndrimin e Britanisë së Madhe në tregun e përbashket për mallrat, por jo për shërbimet, nuk ka për të funksionuar.

Brukseli i mëshon idesë se është e pamundur të përfitosh vetëm pjesërisht nga tregu në fjalë pa i pranuar të gjitha rregullat e tij, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe ligjin europian. Ky kundërshtim kërcënoi ta vendosë May-n përballë një krize të re pasi ajo përballet sakaq me rezistencën e ligjvënësve konservatorë, të cilët kërkojnë që të heqë dorë nga drafti në favor të një marrëveshjeje të stilit kanadez, e cila heq 99% të detyrimeve doganore mbi mallrat që lëvizin mes dy blloqeve tregtare, por nuk ngrihet rreth tregut të përbashkët. TCH

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!