Erdogan i bën presion Arabisë Saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi

E Enjte, 11 October 2018 16:02

Erdogan i bën presion A.Saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Arabisë Saudite të publikojë fotografi që dëshmojnë pretendimet e Riadit për gazetarin e zhdukur, Jamal Khashoggi, se ai është larguar i gjallë nga konsullata saudite në Stamboll, kanë raportuar mediet më 11 tetor.

Khashoggi, kritik i monarkisë saudite është zhdukur më 2 tetor, pasi ka kryer një vizitë në konsullatë për të kompletuar disa dokumente meqë kishte planifikuar të martohej me të dashurën e tij turke.

Zyrtarët turq kanë thënë se besojnë që ai është vrarë brenda konsullatës.

Arabia Saudite i cilëson këto pretendime të pabaza dhe insiston që gazetari është larguar nga ndërtesa i sigurt.

Megjithatë konsullata ka thënë se kamerat e sigurisë nuk kanë qenë duke punuar në ditën kur është zhdukur Khashoggi.

“A është e mundshme që nuk ka sisteme të kamerave në konsullatë, në ambasadë?”, kanë cituar mediat turke Erdoganin.

“Ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur për këtë incident”, ka thënë ai po ashtu.

Më 10 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka biseduar me sauditët për atë që e ka cilësuar “situatë të keqe”.

Ai po ashtu ka thënë se SHBA-ja është duke punuar “ngushtë” me Turqinë, duke shtuar se “Mendoj që do t’i shkojmë deri në fund rastit”.

Mediat turke kanë raportuar se një “bandë vrasësish” ka arritur në Stamboll më 2 tetor me dy aeroplanë privatë.

Transmetuesi shtetëror, TRT ka publikuar disa video në të cilat duke Khashoggi duke hyrë në konsullatën në Stamboll.

Modifikuar më E Enjte, 11 October 2018 16:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Politikë

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e...

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Aktualitet

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq.Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është...

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Politikë

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!