Ky është superbowl-i ynë! Gazetarët rrezikojnë jetën duke raportuar nga “syri” i stuhisë

E Enjte, 11 October 2018 17:39

Në kushte ekstreme të motit, po ndodh gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, që shikuesit para televizioneve të shohin një reporter në mesin e kushteve të vështira, aq sa të rrezikojnë edhe jetën.

Shikuesit në SHBA u mbërthyen para ekraneve pasditen e së enjtes, duke parë uraganin “Michael” që godiste Floridën, me reporterët që ishin në frontin e parë, duke dhënë informacione për kushtet ekstreme.

Raportimi i stuhive është një nga ngjarjet e rralla të gazetarisë, ku trupi fizik i një gazetari bëhet një mekanizëm informacioni. Në “Weather Channel”, ekipet e reporterëve shtrëngonin fort mikrofonët dhe sforcoheshin të qëndronin në këmbë, ndërsa erërat përplaseshin me ta pranë bregut të detit.

Por, përse e bëjnë gjithë këtë televizionet amerikane në veçanti?

“Ka një argument të fortë që qëndrimi në mesin e një stuhie nuk është diçka e zgjuar për t’u bërë, veçanërisht kur njerëzve u është kërkuar me zë të fortë evakuimi”, thotë Chris Cuomo i CNN.

Pavarësisht kushteve apo stuhisë, reporterët e motit nuk e fshehin krenarinë për trimërinë e treguar dhe angazhimin e tyre për ta sjellë historinë në ekran, ashtu siç duket në terren.

Ka ndodhur që, për këtë të paguhet edhe çmimi, siç ndodhi me reporterët e “Good Morning America”m që u goditën dhe thuajse u mbytën nga një dallgë gjatë uraganit “Sandy” në vitin 2012.

Në maj të këtij viti, dy gazetarë në Karolinën e Veriut humbën jetën, pasi një makinë ra mbi ta, ndërsa po mbulonin kushtet e motit gjatë stuhisë “Alberto”. A ia vlen e gjithë kjo, dhe më e keqja, a është ky një shembull i rrezikshëm për njerëzit që u është kërkuar të evakuohen?

Për shumë gazetarë, kjo është një arritje. Sa më të rrezikshme kushtet, aq më shumë shikues ata tërheqin, aq më shumë rriten edhe mundësitë e tyre për avancim në karrierë. Edhe i famshmi Dan Rather nisi ngjitjen pasi raportoi për një uragan në Houston në vitin 1961.

“Ky është superbowl-i ynë”, thonë ata.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve

Politikë

VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve

Pas vendimit që miratoi sot qeveria në lidhje me marrëveshjen me qeverinë gjermanë për rikonstruksionin e konvikteve në Universitetin e Tiranës, vjen një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Përmes një...

VIDEO/Gjimnazistët kapërcejnë hekura pasi u mbyllin dyert për të mos dalë në protestë

Aktualitet

VIDEO/Gjimnazistët kapërcejnë hekura pasi u mbyllin dyert për të mos dalë në protestë

Protesta e studentëve ka bërë që edhe gjimnazistët të ngrihen në protesta. Pikërisht kjo gjë, ka bërë që drejtuesit e këtyre institucioneve me urdhër nga lart, të vendosin mbylljen e portave...

Mbesa e Martin Camajt: Mund të bëhem edhe kamikaze për ta, djalin 16-vjeçar e kanë mbajtur në polici pa dijeninë e prindërve

Aktualitet

Mbesa e Martin Camajt: Mund të bëhem edhe kamikaze për ta, djalin 16-vjeçar e kanë mbajtur në polici pa dijeninë e prindërve

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit dhe akademikut të njohur, Martin Camaj, i është bashkuar protestës së studentëve para Kryeministrisë, ndërsa u shpreh se ka studentëve po u shkelen të drejtat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!