Ngadalësohet tregtia gjermane – Suficiti tkurret në 17.6 mld euro, ndikojnë barrierat tregtare të SHBA

E Enjte, 08 November 2018 14:29

Eksportet gjermane ranë papritmas në muajin Shtator, duke tkurrur suficitin tregtar, ndërkohë që barrierat tregtare me Shtetet e Bashkuara po ngadalësojnë motorin e ekonomisë më të madhe të Europës.

Zyra Federale e Statistikave deklaroi se eksportet, të përshtatura ndaj efekteve sezonalë, ranë me 0.8% në Shtator, ndërsa importet ranë me 0.4%.

Suficiti tregtar i Gjermanisë u tkurr në 17.6 miliardë euro nga 18.2 miliardë që u regjistrua në muajin Gusht.

Sipas ekonomistëve, ngadalësimi i tregtisë globale së bashku me faktorë të përkohshëm si normat e reja të ndotjes për makinat, kanë goditur eksportet e Gjermanisë gjatë muajit.

Zyra Federale e Statistikave pritet të publikoi javën e ardhshme të dhënat për Produktin e Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë. Konfliktet tregtare nga jashtë dhe tensionet politike brenda vendit, po japin ndikim në ekonominë e varur nga tregtia, që ndodhet tashmë në vitin e 9 radhazi të ekspansionit.

Shpenzimet konsumatore janë kthyer së fundmi në nxitës të rëndësishëm për ekonominë Gjermane, ndërkohë që eksportet janë dobësuar.

Konsumatorët po përfitojnë nga niveli rekord i ulët i papunësisë, rritja e pagave reale, sigura më e lartë në punë dhe krediti i lirë për shkak të politikave lehtësuese monetare në Eurozonë.

Megjithatë, shumë institucione ekonomike kanë bërë të ditur se Gjermania me shumë mundësi është ngadalësuar në tremujorin e tretë.

Më herët gjatë javës, zyra e Statistikave publikoi të dhënat për prodhimin industrial, që tregoi rritje të papritur gjatë Shtatorit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lista/ Shtetet që nuk lejohet të “fluturojnë” në SHBA

Globi

Lista/ Shtetet që nuk lejohet të “fluturojnë” në SHBA

Vitet e fundit udhëtimet nga ajri janë preferuar gjithnjë e më shumë duke pësuar një rritje të konsiderueshme në mbarë botën. Më shumë se katër miliardë njerëz udhëtuan nga ajri...

Greqia e katërta për tatimin mbi pronën në BE,  rënie të thellë në investime

Globi

Greqia e katërta për tatimin mbi pronën në BE,  rënie të thellë në investime

Greqia mban vendin e katërt në BE në lidhje me tatimin më lartë të pronës, sipas një studimi të kryer nga Fondacioni për Hulumtime Ekonomike dhe Industriale, ose IOBE. Studimi gjithashtu...

Helidon Kastrati, histori suksesi në Britani dhe investimi i guximshëm që nuk mbështetet nga shteti shqiptar

Aktualitet

Helidon Kastrati, histori suksesi në Britani dhe investimi i guximshëm që nuk mbështetet nga shteti shqiptar

Nga Mina HYSA Shqiptarët në diasporë pavarësisht vështirësive të fillimit kanë mundur të ndërtojnë më së miri jetën atje ku ndodhen në vende të ndryshme dhe shumë prej tyre kanë qenë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!