Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Hënë, 12 November 2018 20:46

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza.

Militantët hodhën 200 raketa në Izrael. Njëra prej tyre goditi një autobuz i cili ishte bosh, duke plagosur rëndë një burrë që po kalonte afër.

Izraeli u përgjigj me greva për atë që thoshte se ishin objektiva ushtarake që i përkisnin Hamasit dhe xhihadit islamik.

Tre palestinezë, dy prej të cilëve thuhet se ishin militantë, kanë mbetur të vrarë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në Paris, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremonitë e organizaura për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe u kthye në Izrael për t’u konsultuar me shefat e tij të sigurisë.

Një komandant i Hamasit dhe një ushtar izraelit u vranë ditën e dielë. Palestinezët thanë se një njësi izraelite që udhëtonte në një automjet civil kishte vrarë komandantin e Hamasit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!