E bukur dhe moderne, kush është gruaja e fshehtë e diktatorit Kim Jong -un

Diel, 01 Prill 2018 15:19

Ndërsa mediat ndërkombëtare ironizuan veshjen e diktatorit korean Kim Jong-un gjatë vizitës në Kinë, duket se nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshorten e tij, që e shoqëronte në këtë vizitë.

Një grua diskrete, që nuk është parë shpesh në krah të presidentit korean, Ri, sikurse njihet tashmë publikisht, shfaqet e veshur me shije perëndimore dhe mbi të gjitha është një grua e bukur.

Por sikurse shumë detaje mbeten sekrete në jetën e diktatorit Kim, edhe jeta e tij bashkëshortore mbart mistere.

Ri Sol-ju ose Lee Seol-ju, u shfaq për herë të parë publikisht në krah të presidentit në vitin 2012, duke ngritur pikëpyetje e madje edhe spekulime nga mediat, se cila mund të ishte ajo.

Shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut tentuan ta identifikojnë atë me Hyon Song-wol, një ish-këngëtare e grupit popullor Pochonbo Electronic Ensemble, në Korenë e Veriut. Megjithatë në 25 Korrik të vitit 2012, media shtetërore e Koresë së Veriut, bëri me dije se ajo ishte se ajo ishte bashkëshortja e Kim, shoqja Ri Sol-ju”.

Po në këtë kohë, ajo u shfaq në një koncert Gala në Korenë e Veriut, veshur me një kostum të zi sipas stilit Chanel, i konsideruar i papërshtatshëm për gratë në këtë vend.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Sport

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Policia e qytetit të Valencias është detyruar mbrëmë të rrethojë deri në orët e para të mëngjesit hotelin ku ka qëndruar Juventusi në këtë qytet, para sfidës së Ligës së...

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Bota Shqiptare

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se politika e SHBA-ve është konsistente kur është në...

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Aktualitet

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki...