Erdogan kërkon arrestimin e udhëheqësit gylenist...ndodhet në Shqipëri!

E mërkurë, 04 Prill 2018 20:36

NJë Gjykatë turke ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën. Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë për një shtetas turk që ndodhet në vendin tonë. Sipas informacioneve në Shqipëri ndodhet një nga udhëheqësit e FETO-s me emrin Nevzat Ayvaci.

Në kuadër të seancës kryesore gjyqësore kundër organizatës terroriste Fetullahci/struktura paralele shtetërore (FETO), Turqia ka kërkuar ekstradimin e 54 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se janë arratisur jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca kryesore kundër FETO-s zhvillohet në Gjykatën e 4-t Penale në Ankara kurse gjykata në Ministrinë turke të Drejtësisë ka dorëzuar kërkesat për ekstradimin e 54 të arratisurve në gjithsej 24 shtete.

Liderët e FETO-s, të cilat janë të pandehurit në seancën kryesore gjyqësore, përfshirë edhe udhëheqësin e kësaj organizate Fetullah Gülen, kanë ikur nga organet e ndjekjes turke dhe është konstatuar se ata ndodhen në 24 vende të botës.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e të arratisurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Moldavia, Nigeria, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Burkina Faso, Mozambiku, Egjipti, Turkmenistani, Kirgistani, Kazakistani, Shqipëria, Holanda, Togo, Republika e Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...