Arabi Saudite/Hapet kinemaja e parë pas 35 vjetësh, shfaq filmin ‘’Black Panther’’

E Enjte, 05 Prill 2018 15:10
Mohammed bin Salman Mohammed bin Salman

Kinemaja në Arabinë Saudite do të hapet më 18 prill - për herë të parë në më shumë se 35 vjet - duke shfaqur filmin "Black Panther".

Ky hap është pjesë e një marrëveshjeje të bërë me zinxhirin më të madh të kinemave në botë, AMC, në bazë të së cilës, në 15 qytete saudite do të hapen rreth 40 kinema në pesë vjetët e ardhshëm.

Autoritetet saudite, gjatë vitit të kaluar, kanë bërë hapa të mëdhenj të modernizimit, në kuadër të Vizionit 2030.

Ky plan ambicioz për reforma ekonomike dhe sociale është hartuar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Arabia Saudite ka pasur kinema në vitet 1970, por ato janë mbyllur me urdhër të klerikëve konservatorë myslimanë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Lifestyle

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Kombinimi i dashurisë dhe i hormoneve është shumë i fuqishëm, kjo është e sigurt. Ne mund të mos duam ta pranojmë që bëhemi të bezsdisshëm kur biem në dashuri, por dashuria...

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Politikë

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit shqiptar...

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Aktualitet

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Një avokate është arrestuar gjatë ditës së sotme për korrupsion, ndërsa nën hetim është vënë edhe një prokuror. Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa Krimet e Rënda kanë bllokuar prej 4...