Vizitë historike e kryeministrit pakistanez në Afganistan

E Enjte, 05 Prill 2018 22:50

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, do të vizitojë Afganistanin të premten. Vizita është interpretuar si historike dhe është thënë se mund të ndihmojë në uljen e tensioneve midis dy vendeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal, tha se Abbasi do të diskutojë me zyrtarët afganë për një sërë çështjesh, përfshirë mënyrat për lehtësimin e bisedimeve midis Kabulit dhe talibanëve.

Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë akuzuar Pakistanin për ofrimin e strehave të sigurta për terroristët që operojnë në Afganistan – akuzë që hidhet poshtë nga Islamabadi.

Përpara udhëtimit të planifikuar, Abbasi tha se “askush nuk do paqe në Afganistan më shumë se Pakistani, sepse ne jemi më të prekurit nga terrorizmi”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

Globi

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku...

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Aktualitet

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Miqësia është e shenjtë dhe e shtrenjtë, por jo në të gjitha rastet. Një vajzë nga Lezha, por prej kohësh banuese në Tiranë, ka rrëfyer për JOQ.al dramën e saj, teksa shoku...

Një vullkani i rrezikshëm kërcënon Europën

Globi

Një vullkani i rrezikshëm kërcënon Europën

Një vullkan i konsideruar si “tejet i rrezikshëm”, mund të shpërthejë nga momenti në moment. Sipas shkencëtarëve, vullkani Katla, që ndodhet në Islandë, po shfaq shenja të dukshme që tregojnë...