24 vite burg për ish-presidenten e Koresë së Jugut

Premte, 06 Prill 2018 10:16

Dënohet me 24 vite burg ish- presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, pasi u shpall fajtore për “abuzim me pushtetin” dhe “detyrim me forcë”.

Vendimi i shpallur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë përfaqëson edhe kulmin e skandalit që preku vendin, e që shkaktoi një irritim të tejskajshëm kundër elitave politike e të biznesit.

Park, e cila u gjobit edhe me rreth 17 mln dollarë u përball me një gamë të gjerë akuzash për korrupsion.

Lëvizja e fundit e autoriteteve gjyqësore në Kore, për lejimin e dhënies së vendimit përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, ishte e paprecedentë, por në këtë rast ato u justifikuan me interesin e jashtëzakonshëm publik mbi këtë çështje.

Ajo që shkaktoi të gjithë këtë stuhi ishte një lidhje miqësie. Park u gjet fajtore për bashkëpunim me një mikeshën e saj të afërt, Choi Soon-sil, duke iu ushtruar presion firmave të mëdha të biznesit për ryshfete në këmbim të favoreve politike.

Choi, pushteti i së cilës u rrit së tepërmi si shoqja më me ndikim e ish-presidentes Park, u dënua për korrupsion gjatë muajit shkurt. Marrëdhënia e tyre u bë subjekt i një shqyrtimi të imtësishëm publik mes akuzave se Choi kishte pasur ndikim të panevojshëm mbi çështje kombëtare, vetëm falë lidhjeve me Park.

Pas një serie të gjatë dëgjesash dhe protestash disamujore që bënin thirrje për dorëheqjen e Park, ish-presidentja u largua nga detyra në mars të vitit 2017. Menjëherë më pas, ajo u arrestua dhe është mbajtur në paraburgim prej asaj kohe. Ajo u përball me 18 akuza gjithsej, për shumicën e të cilave u shpall fajtore.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 10:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!