Agresori i sulmit në universitetin turk: I sulmova se ishin gylenistë

Premte, 06 Prill 2018 11:07

Agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar rektorin e universitetit thotë se, personi që vrau katër akademikë turq në Eskisehir të enjten i shihte ata si mbështes të klerikut mysliman Fetullah Gylen. Policia e ka arrestuar të dyshuarin e identifikuar si Volkan Bayer, i cili duket se nuk është përpjekur të bëjë rezistencë.

Agresori kishte punuar si kërkues në institucionin e lartë arsimor dhe besohet se në momentin e sulmit, ka qenë duke kërkuar dekanin, i cili në atë kohë, nuk ndodhej në ndërtesë. Në mungesë të tij, zemërimi i studiuesit, ndaj të cilit disa anëtarë të stafit kishin paraqitur vazhdimisht ankesa, u përplas mbi zëvendësdekanin, sekretarin e fakultetit, një lektor dhe një anëtar personeli.

Personi në fjalë, i shkarkuar më herët nga detyra, pretendonte se disa punonjës ishin anëtarë të FETO-s dhe të tilla pohime i kishte bërë dhe në gjykatë, është shprehur Hasan Gonen, rektori Universitetit Osmangazi. Gyleni jeton që prej vitit 1999 në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani.

Ai akuzohet nga qeveria turke dhe presidenti Rexhep Tajip Erdoan si orkestruesi i grushtit të dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.

Gyleni mohon çdo përfshirje në episodin që mori më shumë se 250 jetë njerëzish. Guvernatori i Eskisehirit Ozdemir Çakacak tha se prokurorët rajonalë kanë nisur një hetim mbi ngjarjen.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!