Itali/ Arrestohet Giuseppe Pelle, bosi i Ndranghetas

Premte, 06 Prill 2018 13:01

Policia italiane ka arrestuar Giuseppe Pellen, anëtarin e organizatës mafioze “Ndrangheta”.  Ai u vu në pranga në një operacion blic të zhvilluar gjatë natës në Condofuri, në provincën e Reggio Calabria. Pelle fshihej në një banesë të izoluar në një zonë të thellë në vendin kalabrez.

Në operacion morën pjesë rreth 50 forca të skuadrës së lëvizshme të Reggio Calabria dhe të shërbimit qendror operativ të policisë, të koordinuar nga Prokuroria.

Policia e zbuloi kapon e Ndranghetas në një shtëpi krejtësisht të izoluar në një zonë të paarritshme: nuk kishte rrugë për të hyrë në të dhe shtëpia ishte e vendosur pranë shtratit të lumit. Kur filloi operacioni brenda shtëpisë kishte njerëz të tjerë përveç bossit, pozicionet e të cilëve po shqyrtohen tani nga hetuesit. Asnjë prej tyre nuk bëri rezistencë

Kush është Giuseppe Pelle 
Pelle, 58 vjeç dhe i kërkuar që nga viti 2016, është konsideruar nga hetuesit si një element i shquar i bandave të San Luca dhe pjesë e “Provincës”, një nga organet më të larta të Ndranghetas. Pelle i përket familjes së fuqishme “Gambazza” të San Lucës, e udhëhequr nga babai i tij, Antonio Pelle, një anëtar i lartë i Ndranghetas deri në vdekjen e tij në vitin 2009.

Pelle është gjithashtu i lidhur me familjen e fuqishme Barbaro di Platì, të udhëhequr nga kapoja, tani në burg përjetshë Francesco Barbaro, pasi është martuar me vajzën e tij Marianna.
Giuseppe Pelle duhet të vuajë një dënim përfundimtar prej 2 vjetësh, 5 muajsh dhe 20 ditësh burgim për organizatë mafioze dhe tentativë grabitje.

Në vitin 2017, ndërsa ai ishte tashmë në arrati, u lëshua një urdhër-arresti me burg si pjesë e hetimit të quajtur “Ionico Mandamento”, i koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Anti-Mafias të Reggio Calabria, për tentativë zhvatjeje dhe konkurrencë e paligjshme, në rrethana të rënduara nga metoda mafioze.
Në veçanti, ai është akuzuar për përpjekjen për të grumbulluar të ardhurat që rrjedhin nga punët publike në disa qytete të Locride, duke përfshirë Siderno, Palizzi, Condofuri dhe Natile di Careri.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 13:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...