Greqia pengon antarsimin e Maqedonisë në NATO/ Problem çështja e emrit

Premte, 06 Prill 2018 16:31

Athina zyrtare ka hedhur poshtë çdo mundësi për antarsimin e Maqedonisë në NATO nqs nuk do të vendoset çështja e emrit më parë. Nikitas Kaklamanis, zv/kryeparlamentari nga radhët e Demokracisë së Re tha se në rast se emri nuk zgjidhet deri në samitin e NATO-s në korrik, Shkupi nuk mund të jetë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike. Kaklamanis kritikoi pushtetin që nuk e përfill opozitën për këtë çështje kaq të rëndësishme nacionale.

 “Parashikimi im është se në Samitin e NATO-s, pasi mendoj se deri atëherë nuk do të arrihet marrëveshje, ashtu siç kërkon Greqia, veçanërisht për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë, mund të pranohet propozimi nga Qeveria e Ciprasit dhe Kamenosit,edhe pse nuk është arritur marrëveshje e plotë, por ta lëmë Shkupin si vëzhgues në NATO” – tha Nikitas Kaklamanis.

Mediat greke raportojnë se bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit, Cipras po kërkojnë votat e 180 deputetëve për të mbështetur marrëveshjen që mund të arrihet për emrin. Megjithatë nuk dihet ende nëse kjo gjë do të jetë e mundur, kur nga 300 deputetë, 154 janë pjesë e shumicës parlamentare të Syrizas dhe Grekëve të Pavarur. Ndërsa vetë partia Grekët e Pavarur është deklaruar se nuk do të votonte një zgjidhje që do të përmbante termin Maqedoni. Pra sdihet nëse partitë në opozitë do të pranonin një marrëveshje që përmban emrin Maqedoni.

Ndërkohë ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere fton Greqinë të sillet me përgjegjësi dhe t’ia kthejë Maqedonisë pozitivisht veprimet që kjo e fundit i ka bërë për krijimin e mirë-besimit. Ai kërkon nga Greqia që të mos pengoj zhvillimin e negociatave edhe nëse çështja e emrit nuk zgjidhet.

“Greqia ka përgjegjësi si vend anëtar në BE të gjejë zgjidhje, që do të kontribuojë në forcimin e besimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe që do të shërbejë si shembull për zgjidhjen e problemeve të tjera dypalëshe. Shpresojmë që zgjidhja përfundimtare që do të arrihet ta respektojë plotësisht identitetin maqedonas, gjuhën e saj, kulturën dhe trashëgiminë e saj të pasur, por që nuk do të dëmtonte dhe sulmonte trashëgiminë greke”– deklaroi Ish ambasadori I BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.

Takimi i radhës midis Kocijas e Dimitrov pritet të zhvillohet në Ohër, më 12 prill. Takim në të cilin pritet të shihet nëse do të zgjidhet çështja e emrit.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 19:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Globi

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza. Militantët hodhën...

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në...

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Globi

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Francë gjatë ceremonisë për të  përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një grua 101-vjeçare ka ngatërruar kancelaren Angela Merkel me bashkëshorten...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!