FBI e shqetësuar për terrorizmin brenda SHBA-së, ja sa çështje në hetim

E Enjte, 17 May 2018 17:16

Lidhur me hetimet mbi terrorizmin në territorin amerikan, shefi i FBI-së, Christopher Wray deklaroi se Byroja Federale e Hetimeve ka nën hetim rreth 1 000 çështje për të ashtuquajturit ”ujqërit e vetmuar”, thënë ndryshe terroristë që veprojnë të vetëm.

 

 

”Ky fenomen është shtrirë në të 50 shtetet e SHBA-së”, shtoi ai.

”Kemi nën vëzhgim edhe 1 000 të tjerë, të quajtur ndryshe ‘terroristë të brendshëm’, për të cilët është shumë e vështirë të hetohet për arsye se nuk ka pika kontakti të tyre dhe është i vështirë gjurmimi”, shtoi Wray.

“Zgjedhin objektiva jo të vështira, përdorin armë të lehta për t’u përdorur, si për shembull bombat artizanale, makina, thika dhe pistoleta”, theksoi ai.

Wray garantoi se “FBI-ja po përpiqet të shqyrtojë më mirë sinjalet e alarmit që mund të tregojnë kur personat e radikalizuar mund të fillojnë të hyjnë në veprim”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.