Brexit/ Kryeministri irlandez: Bisedimet po humbasin rrugës, Britania nuk ofron zgjidhje

E Enjte, 17 May 2018 17:53

“Në qershor na duhet të shohim progres dhe ky progres do të vlerësohet nga Komisioni Europian. Afati përfundimtar për marrëveshjen e largimit është tetori, por nëse nuk kemi progres në qershor, duhet të pyesin nëse do të kemi vërtet ndonjë marrëveshje largimi”, deklaroi kryeministri irlandez , Leo Varadkar, në lidhje me marrveshjen  “Brexit”.

 Leo Varadkar tha se Britania mund të dalë nga BE-ja pa një marrëveshje, nëse brenda qeverisë britanike vazhdojnë zënkat edhe gjatë javëve të ardhshme.

Bisedimet për “Brexit”-in po humbasin rrugën, ndërsa Theresa May nuk ka mundur të ofrojë një zgjidhje për të shmangur kufirin fizik mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Kryeministri irlandez tha se, samiti i ardhshëm i Këshillit të Europës, i planifikuar për muajin e ardhshëm, do të jetë thelbësor për bisedimet, pavarësisht përpjekjeve nga Sekretari për “Brexit”-in, David Davis dhe të tjerëve për të fshehur afatin përfundimtar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Bota Shqiptare

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR...

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Aktualitet

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha...

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktualitet

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se qeveria duhet ta mbyllë plotësisht aktivitetin e basteve edhe online, në të kundërt sipas tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!