Hapet në Los Anxhelos Muzeu “Selfie”

E Enjte, 17 May 2018 18:53

Në të gjithë globin, "selfie" është bërë një fenomen i mediave sociale. Ndërsa konsiderohet si akt që tregon mungesë edukate në disa vende, në Los Anxhelos ka një objekt të veçantë ku ky fenomen është i mirëpritur në çdo kohë. Korrespondentja Genia Dulot vizitoi Muzeun e ri Selfie dhe përgatiti këtë kronikë.

Na pëlqen të mendojmë se selfie është një shpikje e shekullit të 21-të. Por kjo nuk është e vërtetë.

Themeluesit e Muzeut Selfie në Los Angeles duan ta provojnë se dëshira e njerëzve për të fotografuar veten është shfaqur para qindra vjetësh.

Perandorët romakë, Mona Lisa, autoportrete të Dürer dhe Rembrandtit, fotografitë bardhë e zi që zbukurojnë komodinat e gjyshërve tanë, të gjitha tregojnë traditën e gjatë historike të fenomenit “selfie”.

"Njerëzit kanë qenë të fiksuar pas imazhit të vetvetes, duke fotografuar ose skicuar veten që nga koha kur ata filluan të pikturonin nëpër muret e shpellave. E vetmja gjë që ka ndryshuar në këtë kohë është teknologjia", thotë Tommy Honton, bashkë-themelues i Muzeut Selfie.

Sot nuk kemi nevojë të shpenzojmë orë të tëra për të bërë një autoportret, këtë e bën brenda një sekondi kamera e telefonit inteligjent. Nese nuk na pëlqen, mund të provojmë një tjetër pozë.

"Fotografitë për mua janë një formë për të ruajtur kujtimet; fotografitë selfie janë shumë të përshtatshme sepse ju mund të shihni se si do të dukeni para se ta bëni fotografinë", thotë vizitorja Sara Stanzler.

"Është gjithashtu shumë qejf të zgjedhësh fotografinë më të përkryer nga 70 fotografi që i keni bërë vetes, sepse unë e di që të gjithë e bëjnë këtë. Sigurisht që edhe unë e bëj këtë dhe gëzohem shumë kur gjej fotografinë e përkryer!", thotë aktorja Cinthya Carmona.

Sipas statistikave të faqes Instagram, një nga vendet më popullore të fotografive selfie është palestra. Këtë e dëshmojnë mbi dy milionë foto me emrin hashtag #gymselfie. Po aq popullore janë edhe fotografitë selfie të bëra në makinë dhe në banjo, ky lloj sfondi është përdorur më shumë se 1.5 milion herë.

Kjo i befasoi kuratorët e ekspozitës aq shumë sa që ata hoqën të gjitha pasqyrat nga banjat e Muzeut Selfie. Ata shpresojnë që kjo do të nxisë vizitorët të mendojnë se sa mund ta teprojë individi me fiksimin pas selfiet.

Por përveç kësaj, themeluesit e muzeut kanë bërë gjithçka që është e mundur për të krijuar sfonde të llojeve të ndryshme për fotografitë selfie. Midis tyre: katin e sipërm të ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai dhe Fronin e Hekurt nga seriali popullor Game of Thrones. Nuk ka rëndësi që këto sfonde nuk janë reale, ajo që ka rëndësi është se personi që pozon për selfie me këto sfonde do të marrë shumë klikime dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Bota Shqiptare

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR...

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Aktualitet

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha...

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktualitet

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se qeveria duhet ta mbyllë plotësisht aktivitetin e basteve edhe online, në të kundërt sipas tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!